Reshjet e shumta të shiut kanë ‘goditur’ Indinë, ku përmbytjet katastrofike i kanë marrë jetën 115 personave, ndërsa 90.000 njerëz janë evakuuar.

The Guardian raporton se reshjet kanë qenë më të dendura në bregdetin perëndimor të Indisë dhe dhjetra persona rezultojnë të zhdukur në qytetin e Mumbait.

Këto klasifikohen si përmbytjet më të këqija në dekadën e fundit. Rreth 1.000 shtëpi janë bërë të pabanueshme si pasojë e dëmtimeve nga përmbytjet.

Dy qytetet më të prekura janë Raigad dhe Mumbai ku rrëshqitja e dherave ka sjellë dëme të mëdha njerëzore dhe materiale. Ekipet e shpëtimit janë në punë vazhdimisht për gjetjen e personave të zhdukur dhe evakuimin e shpëtimin e të rrezikuarve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re