Burime pranë Abc News bëjnë të ditur se babai i Viola Spiros ka ndërruar jetë për shkak të infektimit nga Covid-19.

Rudolf Spiro, kurohej prej ditësh në Turqi dhe ka humbur jetën atje dy ditë më parë. Ai ishte 63 vjeç dhe mësohet se varrimi i bëhet ditën e sotme në orën 15:00.

Babai i Violës jetonte mes Shqipërisë dhe SHBA-ve dhe kohët e fundit po qëndronte në vendin e tij.

Thuhet se ai vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe kjo mund të ketë sjellë rëndimin e gjendjes së tij shëndetësore. Ndërkohë Viola nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko