Ahmet Mesut Yılmaz, i cili shërbeu si kryeministër i Turqisë në vitet 1990 sot ndërroi jetë në një spital të Stambollit në moshën 73-vjeçare.

Mjeku kryesor i Spitalit Florence Nightingale Dr. Ozgur Samilgil njoftoi për vdekjen e Yılmaz, i cili vuante nga kanceri i mushkërive në vitet e fundit. Më 5 maj, Yılmaz iu nënshtrua një operacioni në tru, ku mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme.

Yılmaz, ish-kryetar i Partisë Anavatan (Mëmëdheu) u emërua si kryeministër tri herë në periudhën prej vitit 1991 deri në 1999, duke shërbyer si kryeministër për një periudhë prej dy vjetësh në total.

I lindur më 6 nëntor të vitit 1947, ish-kryeministri ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në vitin 2017.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko