Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare aktori Fitim Makashi, babai i Redon Makashit.
Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe i përfundoi në vitin 1967.
Për një kohë të gjatë punoi si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve dhe, njëkohësisht, pati angazhime të herëpashershme në Teatrin Popullor (sot TK). Zyrtarisht, emërimi i tij si aktor në këtë teatër do të bëhej në vitin 1978, vend ku vazhdoi karrierën artistike për rreth 12 vjet, deri në mes të viteve ’90.
Gjatë kësaj kohe, ai realizoi një sërë rolesh që lanë gjurmë në skenën e teatrit. Ndër më të njohurit ishin roli i Pedagogut në “Pas provimit të dytë”, Drejtori i fermës në “Ata që duhen”, roli i Benit në “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu në “Dritat e skenës”, Telhai në “Besa” dhe Filipoviç në shfaqjen “Inspektori”, që mbahet edhe si roli i fundit i tij në Teatër.
Në filmin filloi që në vitin 1967, me një rol episodik si marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vijuar me filmat e tjerë si: “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Ndërgjegja” (1972), “Rugicat që kërkonin diell” (1975), “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Nga mesi i errësirës” (1978), “Intendenti” (1980), “Gjurmë në kaltërsi” (1981), “Tre njerëz me guna” (1985), “Shpella e piratëve” (1991) dhe “Vdekja e kalit” (1992).
