Prej disa vitesh ndërtuesit depozitojnë me detyrim në landfillin e Sharrës, të gjitha dherat që gjenerohen nga procesi i ndërtimit të një objekti, kundrejt një tarife prej 700 lekë për m3.

 

Por në përfundim të objektit një sasi e këtyre dherave ndërtuesit e riblejnë nga koncesionari, dukë paguar dy herë për të njëtin mall. Kjo situatë konsiderohet si një detyrim pa një logjikë ekonomike, që shton kostot në sektor.

 

“Në këtë rast kemi të bëjmë me një mbetje, apo dhera që nuk janë të kontaminuar. Kjo fashë është e paklasifikuar nga bashkia e tiranës. Pra kemi të bëjmë me një mall që nuk ricikohet. Pagesa është pjesa me tragjike e kesaj historie. Paguajme takse 700 lekë për m3 në bashkinë tiranës dhe kur mbaron ky proces, kur ne duam të marim një pjesë të kesaj sasie për ta rihedhë në sheshet e ndërtimit duhet ta blejmë mallin tonë tek koncesionari si në një mall që shkëmbehet me cmime të caktuara në treg. Kjo është qesharake sepse edhe bashkia nuk e ka klasifikaur në këtë mënyrë. – shprehet Ilir Hebovija nga shoqata e ndërtuesve.

 

Për ndërtusit kjo praktikë është në vazhdën e frymës për të rënduar sa më shumë sektorin më të madh në vënd me taksa dhe detyrime si asnjë sektor tjetër të ekonmisë.

 

“Bëhet fjalë për një sasi që duket si e vogel, por në fakt janë miliona lekë që shkojnë tek koncesinari, duke dëmtuar thellësisht industrinë duke parë si gjithmonë viktimën radhës për ti marrë sa më shumë këtij sektori”

 

Nisur nga kjo situatë ndërtuesit kanë një kërkesë për autoritet.

 

“I kërkojmë në këtë rast kryetarit të bashkise ta rishikohë këtë vendim. Ne jemi për diaolog, por meqënese dialogu ka rënë ndaj I drejtohemi medias për hallet tona, pë të kuptuar cfarë ndodh me industrinë e ndërtimit dhe bashkine, nëse nuk mund ta heq këtë taksë, pasi është e paligjshme, ta rishikojë në ulje, një ulje që mund të jetë e pakonsiderushme, dhe kjo të bëhët si një marrëveshje midis palëve”

 

Kjo praktikë nisi të zbatohej që nga koha kur landfilli I sharrës po menaxhohet nga një subjet privat, me qëllim ndërtimin e një inceneratorit, por që sot është kthyer në koncesionin më të debatuar, për procedurat dhe konstot me të cilat është miratuar dhe po funksionin kjo kontratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re