Një ndeshje spektakolare e plot surpriza. Nga golat e shumtë tek rikthimi i rezultateve e deri në pikën e bardhë të penalltive.

Francë- Zvicër ka qenë padiskutim ndeshja më emocionale e këtij Euro 2020, e para që u vendos pas 120 minutash rezultati të barabartë. Franca shkoi në shtëpi pas humbjes së betejës së penalltive me Zvicrën, e cila u tregua e saktë në 5 gjuajtjet nga pika e 11 metërshit. Franca shënoi 4 penallti dhe të gjuajtja që i dha humbjen, erdhi nga Kilian Mbappe.

Golat

E para që shënoi ishte Zvicra. Një goditje e kalibruar me kokë nga ana e Severovic i solli avantazhin zvicerianëve në fillimin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë në fushë hyri një Francë tjetër. Brenda pak minutash, Benzema shënon një dopietë duke kthyer rezultatin. Një gol i tretë i Pogba dukej sikur i ka dha goditjen e fundit zviceranëve.

Por pavarësisht diferencës, Zvicra nuk dorëzohet dhe bën të pamundurën. Rikthen rezultatin duke barazuar me dy gola.

Ndeshja shkoi me shtesa, por 30 minutëshi nuk mjaftoi për ndryshimin e rezultatit. Francë- Zvicër është e para ndeshje që përfundoi me penallti, të cilat në fund i fitoi Zvicra

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re