Edhe pse deri tani është folur se në 1 korrik Skënderbeu pritet që të prezantojë zyrtarisht katër afrimet e para që janë ende enigmë për momentin, por bëhet fjalë për dy lojtarë shqiptarë që luajnë jashtë vendit dhe dy të huaj që do të bashkohen me ekipin në fillim të nisjes së fazës përgatitore asnjë detaj tjetër nuk depërton nga zyrat e klubit bardhekuq.

Nga ana tjetër ka edhe lajme të minutave të fundit që duket se i rrjedhin hermeticitetit të kampit bardhekuq. I tillë është fakti që për repartin e sulmit korçarët kanë filluar të rimendojnë për rikthimin e Alfred Mensah në ekip. Shtatlarti ganez që ka qenë pjesë e Skënderbeut për dy sezone dhe më pas luajti te Partizani për dy sezone të tjera, duket se është rikthyer si një objektiv tek korçarët. Dështuan ta huazonin në fillimin e sezonit që kaloi pasi Partizani bllokoi gjithçka pas akordit paraprak mes palëve tani duket se mundësia e rikthimit në Korçë është më e madhe.

Mensah ka mbyllur kontratën me të kuqtë dhe ka dalë si një lojtar i lirë në treg. Kjo bën që Skënderbeu të ketë mundësinë për të bindur sulmuesin për rikthimin në Korçë. Pas largimit të tre sulmuesve nga ekipi i sezonit të kaluar korçarët kanë mbetur të zbrazur në këtë repart dhe për këtë arsye zgjedhja e Mensah duket më e mira për momentin. Tashmë mbetet në dorë të lojtarit që të vendosë për sa i përket të ardhmes. Burimet në klub bëjnë me dije se Mensah ka kërkuar kohë, pasi është duke parë mundësitë e tjera që do t’i paraqiten dhe më pas do të vendosë nëse do të rikthehet tek Skënderbeu apo do të vijojë diku tjetër karrierën e tij.

MERKATO – Skënderbeu kërkon të ndërtojë një ekip të fortë dhe konkurrues për sezonin e ardhshëm. Ekip që do të kërkojë me çdo kusht që të përmbushë objektivat primarë të klubit, duke mbajtur lart ambiciet dhe dëshirat për sezonin e ri. Nisur nga sezoni i kaluar dhe ajo që korçarët arritën në këtë kampionat edhe kërkesat e drejtuesve por edhe stafit duket se janë rritur. Në kushte të tilla nga ajo që mësohet nga burime të brendshme pranë klubit korçar bëhet me dije se ka pasur një bisedë thuajse me të gjithë lojtarët, me qëllim që të ndërtonin fillimisht bazën e ekipit për sezonin e ri dhe më pas të përqendroheshin në merkato.

Nga ajo që mëson gazeta duket se në kampin bardhekuq kanë kërkuar nga lojtarët që janë nën kontratë që të bashkohen me kushtet e reja të klubit atje, ku gjithkush është sërish i testueshëm për sa i përket garancisë në formacion. Kështu, gara për një fanellë titullari do të bëhet akoma edhe më e fortë në skuadrën korçare. Një detyrim ky deri diku nga ana e stafit për ti bërë me dije lojtarët që do të jetë një sezon akoma edhe më shumë impenjativ dhe mbi të gjitha, me shumë më shumë konkurrencë brenda grupit.

LLAZI SARO –

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re