Siç pritej Rydiger nuk ishte në fushë të mërkurën në mëngjes kur skuadra gjermane filloi seancën e parë stërvitore, që nga ndeshja e fundit në grup kundër Zvicrës (1-1) të dielën në mbrëmje.

Mbrojtësi i Reali Madrid nuk pësoi një dëmtim strukturor gjatë lojës, por mori një tendosje në kofshën e tij. Teksa pjesa tjetër e skuadrës përfundoi njësinë nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsmann, Rydiger punoi individualisht në skajet e fushave stërvitore në Herzogenaurash. Mungesa e Antonio nuk ishte padyshim një surprizë.

Gjithashtu nuk do të thotë domosdoshmërish që mbrojtësi do të humbasë në fazën e 16-të të Kampionatit Europian kundër Danimarkës të shtunën (21:00). Gjendja e tij në dy ditët e ardhshme do të përcaktojë nëse një lojë kundër danezëve është një opsion. “Duhet ta monitorojmë atë nga dita në ditë. Në fund, Toni do të vendosë me departamentin mjekësor. Për momentin është shumë herët për të thënë ndonjë gjë përfundimtare. Ai pati një seancë të mirë vrapimi këtë mëngjes, dhe do të shohim nesër” tha drejtori sportiv i Gjermanisë, Rudi Fëler, gjatë intervistës para mediave.

Me përjashtim të Rydiger, të gjithë lojtarët e mbetur në skuadër ishin të pranishëm në fushën stërvitore. Në fushë u dallua edhe Xhonatan Tah , i cili do të mungojë në ndeshjen kundër Danimarkës, për shkak të pezullimit me karton të verdhë.

SKEMA E BALAK – Legjenda e Gjermanisë në repartin e mesfushës, Mikael Balak, solli një mesazh befasues për qendrën e mbrojtjes të “Pancerave” kundër Danimarkës në “MagentaTV”: “Nëse nuk ia del në kohë Rydiger, pasi Tah dihet që do jetë jashtë, do e menaxhojë situatën duke futur në lojë Emre Xhan dhe e spostuar në qendër të mbrojtjes. Është një rol që ai e ka kryer me sukses te Dortmundi. Kjo qasje do bënte që kombëtarja e Gjermanisë të rreshtohej në prapavijë me 3 shtylla, ndërsa do shtoheshin forcat në linjat me Kimish dhe Mitelshtad.

Kjo është arsyeja pse Xhan është një opsion shumë i mirë. Në qendër të mesfushës pozicionohen dy ndërtuesit, në këtë rast Andrish me Kros. Musiala dhe Virc do i shkonin përshtat mbështetjes së Haverc, ky i fundit në udhëheqje të repartit ofensiv”, e mbylli Balak. Pas këtij sugjerim të ish-mesfushorit, pritet me interes se sa do ta marrë në konsideratë trajneri Julian Nagelsman, i cili deri në këtë pikë ka treguar se është “partizan” i sistemit taktik 4-2-3-1.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI –

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re