Para tri
ditësh KosovaPost ka raportuar mbi atë se dy kosovarët e propozuar nga Rama për
ministra në Qeverinë shqiptare mund të refuzohen. Sot, presidenti Ilir Meta ka
refuzuar edhe zyrtarisht kandidaturën e qeverisë që Gent Cakajn të jetë
ministër i Jashtëm, transmeton KosovaPost.

Në letrën që
Presidenti i ka dërguar Kryeministrit Edi Rama, argumenton se Gent Cakaj nuk ka
përvojë politike, diplomatike dhe administrative shtetërore.

Meta thotë se
posti i ministrit të Jashtëm është i rëndësisë së veçantë, aq më tepër tani që
vendi është pjesë e Trojkës së OSBE-së dhe për një vit do të marrë kryesimin e
saj. Po kështu, edhe muajt në vijim do të vendoset për negociatat e Shqipërisë
me Bashkimin Europian, dhe në këtë drejtim vendi ynë duhet të ketë një politikë
të jashtme të fortë.

Nga
verifikimet e bëra, Presidenti Meta thekson se Gent Cakaj, në postin e
zv/ministrit të Jashtëm ka treguar papërgjegjshmëri në ushtrimin e detyrës dhe
nuk ka qenë i pajisur për 7 muaj me certifikatën personale të sigurisë, duke
vënë kështu në rrezik informacionin e klasifikuar shtetëror.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re