Një grup historianësh, profesorësh e artistësh prej kohësh, janë vënë në kërkim të varrit të Sabbatei Zevit, teologut hebre, të vetëquajtur “Mesia” i ri.

Kështu Abedin Kaja, profesor Shaban Sinani, Kujtim Çashku e Nora Çashku kanë nisur kërkimet në Bilçë të Beratit.

Pyetur për të rejat nga kërkimi, publicisti Kaja thotë se ende vazhdojnë kërkimet ndërsa publikon edhe foto gjatë procesit.

 

Kush ishte Sabatei ZEVI? Përse varri i tij mund të jetë në Berat?

-Referuar librit “Historia e Perandorisë Osmane”, faq.235

Është i njohur fakti se Berati, ka qënë një nga qytetet ku hebrenjtë jan pranuar si të barabart me mes tyre.
Lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë janë shumë të hershme, ato kan ekzistuar që para herës sonë, në kohën e ilirve dhe pas herës sonë, në mesjetë dhe në vazhdim sidomos në shekullin e XVIII.
Berati si nja nga qendrat më të rendësishme ekonomike të vendit që zhvillonte tregëti me vendet e orientit do të bëhej pritësi më i madh i hebrenjve që vinin për tregëti në këtë qytet. Lidhjet e shqiptarve me hebrenjtë janë shumë të hershme. Ato fillojnë qysh dymijë vjet para Krishtit, vazhdojnë në vitin’70 të erës sonë, për për të ardhur në gjysmën e dytë të shekullit të XV dhe shekullit të XVIII-XIX, dhe vazhduar në gjysëm e parë të shekullit të XX, gjat ardhjes së hebrenjve në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kohë ku spikat mikpritja dhe bashkëjetesa e shqiptarëve me hebrenjtë. Ndihma që u kanë dhënë shqiptarët në momente kritike për t’i shpëtuar, si njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe personalitete është edhe vendosja në qytetin e Beratit e njërës prej figurave të njohura hebraike Sabbatei Zevi.

Po kështu, në vitin 1668 kur Venetiku pushtoi Vlorën, hebrenjet e Vlorës për të mos rënë në duart e persukutorve venetikas brenda 24 orëve u larguan nga Vlora dhe u vendosën në Berat.
Studimet e fundit hedhin dritë mbi faktin se qyteteti i Beratit, që në vazhdimësi ka pritur pjesëtar të komunitetit hebre, rregjistron ngulimin e hebrenjve duke filluar nga shekulli i XV-XVI, e në vazhdim.
Pritja dhe marria në mbrojtie e hebrenjve nuk ka qën vlerë vetëm e qytetarve të thjeshtë berates. Edhe përfaqësuesit e tyre më të lartë në përandorin Osmane do të tregonin të njëjtën vlerë përkujdesje dhe respekti për hebrenjt, ashtu si edhe bashkëkombësit e tyre në Berat e Shqipëri.
Është fakt i njohur dhe i pa mohueshëm se beratasit, jo vetëm që i kan pranuar dhe trajtuar hebrenjt si të barabart me mes tyre, por duke mos i dorëzuar në dorën nazistëve gjerman i kan marë ata në mbrojtje.

Rreth viteve 1661, gjat qeverisjes së perandorisë Osmane nga Veziri i Madh, Fasil Qyprili, plasi edhe çështja e Sabata Zevit (Sabbatei Zevi). Fazil Mehmet Pash Qypriliu ka lindur në vitin 1635, ai drejtoj perandorin Osmane nga viti 1661-1676. Fazil Mehmet pash Qypriliu ishte djali i Vezirit të Madh Mehmet Qyprili, lindur në Roshnik të Beratit në vitin 1578, dhe që drejtoi perandorin më të madhe të kohës atë Osmane nga viti 1657-1661, perandori që shtrihej në tre kontinete dhe që kishte në përbërje të saj mbi 50 shtete. Në kohën që perandoria drejtohej nga Fazil Qypriliu beratasit të shquar për mikpritje dhe tolerancën fetare në shekuj do të bëheshin pritësit e një shtetasi të njohur hebre siç ishte Sabbatei Zevi.

Që kur ishte gjallë Fazil Qypriliu, historianët osman i lavdëruan punët e tij si burrë shteti dhe mbrojtës i shkrimtarve dhe artistëve.
Duke i’u referuar librit “Historia e Perandorisë Osmane”, faq.235, përgatitur nga Robert Mantran dhe përkthyer nga Prof.Asti Papa), gjatë qeverisjes së Vezirit të Madh Fazil Mehmet Pasha Qypriliu (1656-1661), plasi edhe çështja e Sabata Zevit (Sabbatei Zevi).
Ky hebre nga Izmiri, i lindur aty rreth vitit 1625, pasi bëri një udhëtim në Lindje, në vitin 1666 e shpalli veten si Mesia i ri. Ai arriti të tërheqë pas vetes një grup ithëtarësh, si brenda ahshtu edhe jashtë perandorisë, dhe kjo bëri që ai të armiqësohej me hebrenjtë e “besimit të vërtetë”, duke filluar nga Rabini i Madh. Ishin këta që përhapën thashetheme të shumta për Sabatain dhe Veziri i Madh Fazil Qyprili, u detyrua që ta thërriste atë në Stamboll, mandej e internoi në Endrene.
Kur e sollën për ta pyetur para Divanit, atij iu dha mundësia që të zgjidhte ndërmjet dënimit me vdekje dhe kthimit në fenë islame.
Sabbatei Zevi zgjodhi kthimin në fenë islame, por vazhdoi propagandën e tij, duke menduar se në këtë mënyrë do t’i kthente tërë myslimanët në fenë judaike.
Megjithatë, ai i këshillonte ithtarët e tij, të cilët u bënë gjithashtu myslimanë, që ta ruanin në zemrën e tyre besimin, sepse sipas tij feja hebraike ishte më e larta nga të gjitha.
Sabbatei Zevi u kthye në Stamboll, por meqenëse hebrenjtë e kryeqytetit u ankuan, Veziri i Madh dha urdhër që ta dërgonin në Shqipëri, në Berat.

Mirëpo, sekti i Zevit vazhdoi të mbijetojë edhe pas vdekjes së tij, veçanërisht në Selanik.Tek ky sekt e kanë zanafillën donmentë (i konvertuar) e Selanikut dhe Stambollit.
Natyrshëm lind pyetja: Përse ky hebre u soll në Berat, ndërkoh që sipas ligjeve të kohës Sabbatei Zevi ishte i dënuar me vdekje dhe pritej ekzekutimi i vendimit?
Sigurisht që Veziri i Madh Fazil Qyprili e mori atë në mbrojtje, dhe nuk e solli si të denuar, pasi po të ishte derguar si internuar, perandoria kishte plot vende të tilla dhe nuk kishte përse një të denuar me vdekje, Veziri i Madh beratas Fasil Qyprili ta internonte në vendlindjen e babait, Berat. Veziri i Madh Fazil Qyprili e solli në Berat, hebreun Sabbatei Zevi, pikërisht për ta shpëtuar nga dënimi me vdekje dhe për ta marrë në mbrojtie. Asgjekundi nuk do ishte më i sigurt se në Berat, hebreu i famshëm Sabbatei Zevi, ku edhe vdiq më 1675 ose më 1676.

 

kerkojne.jpg

kekro3.jpg

kerko3.jpg

kerko4.jpgkerko5.jpg

lerk6.jpg

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re