Nga nesër të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar, do të duhet të jenë të pajisur me një vërtetim që tregon se ata janë negativë me Covid-19.

Ky vendim është marrë nga Mbretëria e Bashkuar për të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e saj dhe testi duhet te jete bere jo me shume se tre dite para nisjes.

Të gjithë pasgjerët do të kontrollohen në areoport dhe në rast se vërtetimi do të rezultojë fals apo i pavalefshëm atyre do t’i refuzohet udhëtimi.

Të përjashtuar nga ky rregull janë vetëm fëmijët nën moshën 11 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re