Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV tha se në zgjedhjet e 14 majit duhet t’i jepet një rëndësi e veçantë individit.

Duka mor shembull Durrësin dhe Elbasanin, që sipas tij kandidatët nuk mund të krahasohen. Sipas tij, kandidatët e PS e shohin vetën më të dobët përballë dy rivalëve të djathtë.

Agron Duka theksoi se Luçiano Boçi në Elbasan dhe Igli Cara në Durrës nuk bëjnë fushatë me foton e Metës apo Berishës, ndërsa Emirana Sako e Durrësit del mbjell pemë me Ramën.

“Duhet ti japim rëndësinë individëve. Marrim Durrësin ose Elbasanin, nuk ka debat mes dy kandidatëve sepse besoj unë e shohin veten më të dobët. Kandidati i Durrësit e thërret që të dalin përballe, nuk pranon. Kandidati i Durrësit dhe i Elbasanit, bëjnë fushatë me individë me shtabin e vet, nuk bëjnë fushatë me fotot e Berishës dhe Metës plus që ka rreth vetët aleatet. Kurse këta po ti veni re… Mban mend ti kjo Sako e Durrësit të ketë dalë të këtë krijuar ndonjë personalitet, përveçse të dalë të mbjellë pemët me Ramën”, tha Agron Duka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re