Masat e reja të vendosura në shtetet me të cilat kufizohet vendi ynë, duket se kanë ngjallur shqetësim dhe probleme në kalimin e qytetarëve nëpërmjet doganave.

Kësaj here, qytetarët e Hanit të Hotit, kanë shprehur problematikën e tyre lidhur me mos-lejimin për të kaluar në Mal të Zi, pasi sipas tyre nuk njihet vaksina “Pfizer” që kanë bërë dhe u kërkojnë të bjnë teste të tjera cdo ditë.

Sipas tyre kjo ishte një kosto e papërballueshme dhe kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme nga qeveria pasi janë rreth 600 persona që punojnë në Mal të Zi çdo ditë.

Qytetari:

“Nuk mund të kaloj në Mal të Zi, ne i kemi bërë kto vaksinat që na ka dhënë shteti shqiptar. Por nuk po pranohen vaksinat që kemi bërë. Na thonë që duhet të kemi edhe kodin personal. Unë kam bërë vaksinën Pfizer. Unë sic kam kaluar në Kosovë ashtu kam ardhur të kaloj dhe në Mal të Zi po nuk na lejojnë. Kemi qenë rreth 600 persona, shkuam të fitojmë bukën e gojës, erdhi shteti i atyne dhe i joni po nu kgjetën zgjdhje.

Na kërkojnë nga 23 euro për të bërë testin. Kërkojmë nga dogana shqiptare dhe nga kryemninistri që të na lirojë rrugën të qarkullojmë si më parë.”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re