Miliona njerëz humbin jetën cdo vit në botë si pasojë e obezitetit. Edhe në shqipëri vitet e fundit ka ardhur duke u rritur ndjeshëm numri i personave mbipeshë, kryesisht tek moshat e reja.
Në vitin 2022, mbi 14% të fëmijëve nën 5 vjeç në Shqipëri ishin obezë, duke u renditur të dytët në Europë pas Ukrainës. Nutricionistët thonë se kjo vjen për shkak të keqyushqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik nga qëndrimi ulur përpara ekraneve.
“Kur themi kequshyqrje e kemi fjalën te mos respetkimi i masave nutricionale. Ushqime të skuqura, fast fod, ushqime të shpejta që kanë shumë kalori. Dhe mungesa e aktivitetit fizik ëshë e theksuar që tek fëmijët dhe të rinjtë.”
Nutricionistja Arlinda Garuci këshillon të mos aplikohen dieta afatshkurtra, por të ngrënit shëndetshëm të kthehet në kulturë.
“Ka një ndëtgjegjësim, por dhe konfuzion. Mendohet që dieta të jetë një plan ushqimor për tu ndjekur në një kohë të shkurtër.për mu asnjë zgjedhje afatshkurtër nuk të zjell gjidhje afatgjatë. Edhe fakti që shkojmë pas dietave mondane nuk është gjë e mire.”
Mbipesha tek fëmijët dhe të rinjtë është faktor kryesor për rritjen e barrës së sëmundjeve në popullatë në ardhmen.
“Sëmundjet kardivasulare, azma, ka goxha, diabeti sidomos tipi dy dhe vjen nga një kequshqyerje.”
Njw studimin i fundit me të dhëna nga Harta Globale e obezitetit tregon se Shqipëria do të ketë një prevalencë shumë më të lartë në vitin 2035 ku rreth 37 % e të rriturve do të jenë mbipeshë. Raporti thotë gjithashtu se tek fëmijët obeziteti do të rritet me 6.7% .