Neritan Ceka, një nga arkeologët më të mirë shqiptarë, i cili ka bërë me dhjetëra zbulime dhe ka shkruar disa libra mbi arkeologjinë shqiptare, u përlot në studion e “Quo Vadis” ndërsa motra e tij i bëri një surprizë.

Motra e Nertitan Cekës i kërkoi këtij të fundit që të shkruajë një libër mbi kujtimet familjare, gjë të cilën arkeologu ia kishte premtuar edhe djalit të tij Redonit.

Pjesë nga biseda:

Motra: Kam bërë një jetë aktive në atë kohë që nuk kishim shumë mundësi. Shkonim në malin e Dajtit, shkonim në këmbë te ajo gurorja te ato makinat. Te ai vendi ku bënim ski ishin dhe vilat e udhëheqjes. Një ditë duke bërë ski, ishte duke rënë dhe pak borë, mu duk vetja si në ato filamt që shikonim dhe unë isha ën ato mendimet e mia, papritur më doli një roje me automatikun përpara dhe u prishën ëndërrimet e mia në moment. Sigurisht Neritani filloi të qeshte. Unë isha më e lidhur me Neritanin se ishte më i vogli, sigurisht dhe me dy vëllezërit e tjerë, shkonim në opera, në koncerte. Më kujtohet hera e parë që më çoi në një koncert klasik, mund të kemë qenë 12-vjeç, shpeshherë shikoja dirigjenti që lëvizte duart më kapte e qeshura dhe Neritani që më thoshte rri rehat mos bëj të tilla figura. Kisha një farë edukimi nga ana kulturale. Kam një shoqëe këtu në gjermani dhe sa herë prezantohem dhe them që jam shqiptare më thotë: Pse nuk thua që je moyra e Neritan Cekës, që të krenohesh me vëllain. I uroj vëllait që në rdhë të parë të ketë shëndetit, dhe nga ana mendore të jetë kaq i freskët që të shkruaj gjithë jetën e vet që nga ana arkeologjike, por dhe kujtimet e familjes që janë shumë të bukura.

Pranvera Borakaj: Keni filluar të shkruani?

Neritan Ceka: Tani e dëgjova tani nga motra, por djali që kam në Londër Redoni që ngul këmbë. Kjo ka ndodhur në kohën e muajit të Covidit, ku unë dhe gruaja kemi qenë të sëmurë rëndë të intubuar nga goja dhe hunda, dhe natën nuk flija dot dhe dilnim bashkë me Redonin në ballkon, duke hequr shpesh maskën kam folur për jetën time, dëshiroja të lija kujtimet që më kishte lënë babai, si e kishte kaluar jetën në Vjenë, dhe i kam premtuar se do e shkruaj, por gjithmonë më del një gjë më e rëndësishme. Tani po shkruaj “Historinë e Shqiptarëve”.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re