Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp ka folur përse është kundër listave të hapura pa lënë pas edhe ironizimet me emrat e deputetëve të opozitës në Parlament.

Kryeministri tha se edhe po të ishin listat e hapura, qytetarët do detyroheshin të zgjidhnin nga listat e krijuara nga kryetarët e partive. Ndërsa më tej u shpreh se nëse nuk votohej “Gjuzi”, do të votohej “Ngjala”.

Por kryeministri nuk la pa përmendur as “cilësinë” e deputetëve ku hodhi akuza ndaj Kryemadhit dhe Bashës.

“Të mblidhesh në një ambasadë e të rrish tre netë atje e të dalësh me marrëveshjen që ishim mirë siç ishim…, por u bë mirë që u bë, e ndjejë më të lehtësuar edhe mikun tim, kryetarin e PD, pastaj të shohim, nuk kam një përgjigje sot, të shohim si do të ecim në mënyrë që të kalojmë në një mirëkuptim më të gjerë. Se po del që PS ka detyrimin vetëm të shpërndajë karamele, llokume e ballokume dhe mish nga trupi i vet, nuk mund të jetë kështu.

Aman ju lutem kur flisni për deputetë që janë në parlament, mos harroni që janë të Bashës dhe Kryemadhit. Kush i sheh si persona që janë shfaqur aty nga rrugë të tjera e nga materniteti i Taulant Ballës, harron historinë. Ata janë aty të zgjedhur nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi
Unë e di që shumica e shqiptarëve e besojnë që listat e hapur janë një instrument çudibërës për të rritur demokracinë, por nëse do të ishin të hapura, ata deputetët që ishin aty, do të ishin pjesë e listët dhe do të votohej edhe brenda tyre.

Pra Gjuzi apo “Ngjala”, ky apo ajo, por ne jemi këtu me përgjegjësinë që ta çojmë përpara këtë proces dhe ta mbyllim në mënyrë të ndershme, të drejtë, dinjitoze, jo duke u futur nëpër historira kap njërin e kap tjetrin, sepse nuk shkon të dalësh në rrugë të bësh konsensus dhe në Parlament të shkosh me shpatë, pa llogaritur që ka dhe të tjerë aty, aq më tepër që vota ne nuk i kemi dhe duhet të bëjmë.

Duhet të luftojmë për t’u mirëkuptuar me të tjerët, sa do ja dalim do ta shikojmë, por mos e paçi kurrë fatin që në këtë situatë të ishit në vendin tim që ‘bjer e bjer, jep e jep’’ u shpreh Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re