Pas fjalëve që qarkulluan se këtë fundjavë izolimi do të niste që të enjten për shkak të 1 Majit, kryeministri Edi Rama sqaroi sesi do të veprohet.

 Në “Facebook”, shefi i qeverisë tha se pavarësisht se është ditë pushimi, dita e premte do të jetë si çdo ditë tjetër, pra nuk do të ketë mbyllje.

“NË PËRGJIGJE TË SHUMË PYETJEVE PËR DITËN E NESËRME, 1 MAJ: Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave😊. Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re