Ka dy mënyra sesi Zoti ta jep një gjë në këtë jetë,e para mënyra jo islame, jo besimtare, pra ajo lloj mënyre në të cilën rrobi nuk bën durim madje vepron edhe paturpësi për ta arritur atë gjë, saqë Allahu për shkak të kësaj tamaje ia jep më shumë sforco (sforco jo sheriatike nga rrobi) njeriut mirësinë e kërkuar por në botën tjetër ai nuk merr asgjë pasi e ka paraprirë shpërblimin e asaj mirësie që ai kërkoi në këtë botë ndaj rrezikon privimin e madh për të në botën tjetër ndërsa më e keqja është se nuk ka për t’ia ndjerë shijen dhe kënaqësine asaj të mirë të arritur me këto mënyra të sforcuara jo sheriatike, e mënyra tjetër është ajo sheriatike (besimore) ku njeriu duron, merr shkaqet, tregohet dinjitoz dhe Allahu i jep shumfish mbi atë që kërkoi, si thotë për Ejubin, i dhamë familjen e tij dhe njëherë po aq, e për këtë mënyrë pritet edhe shpërblimi më i mirë në botën tjetër, ve le exhrul ahireti hajr-ndërsa shpërblimi i botës tjetër është më i mirë ……. Shpesh nisemi për të shfrytëzuar ndonjë mirësi apo për të përmbushur ndonjë simbolikë prej simbolikave hyjnore, i tillë ishte edhe ky bajram për ne edhe pse e vogla jonë u sëmur për të 3 herë në radhë brenda pak muajsh, gjë e cila na detyroi që Bajramin ta kalojmë në pediatrinë e Vlorës.

Duhet thënë se fenomenet që shikon apo mëson aty janë, edhe pse të dhimbshme, të larmishme për sa i përket njerëzve dhe problematikave që të tillët mbartin në kulturat e tyre identitare. Në këndvështrimin tim eksperiencat jetësore të gjithsecilit prej nesh janë si pjesë të një pazëlli të madh ku secila prej tyre (madje edhe lëvizjet e pa kontrolluara) kanë kuptimin dhe urtësinë e tyre për sa i përket gjetjes së vendit përkatës të çdonjërës në këtë kornizë të madhe të caktimit hyjnor që quhet ekzistencë. Kështu edhe qëndrimi në spital për ne prindërit të jep mundësi që disa fenomene jetësore ti shohësh nën ngjyrime të tjera nga ato që zakonisht jemi mësuar të shikojmë.

Sot përshembull, pasi shkova të vizitoj vajzën e vogël në spital në dhome gjatë natës kishte pas një shtrim të ri, një djalë diku tek 9 vjet, ndërsa shikohej një axhitim në sjelljet e mjekëve për shkak të grafive të përsëritura, e kështu po atë ditë pas shume verifikimesh mbrrin lajmi se djali kishte tumor të avancuar në mushkri, tumor që i ishte perhap diku tek 80 %, e kështu pasi kaluan disa orë dhe situata po bëhej më qartë kur në spital tek dhoma ku ishte dhe vajza vijnë familjarët e djalit, tezet, gjyshja etj të veshura me të zeza si për ceremoni mortore dhe duke uluritur, e duke e qarë djalin për së gjalli tek këmbët e krevatit. Kjo ishte një skenë histerike e cila e trembi jo vetëm vajzën time por edhe djalin i cili filloi të qante i trembur, ndërsa ato u ulën tek këmbët e tij si hije të zeza dhe filluan ta fërkonin tamam siç fërkohet një i vdekur kur e qajnë me zë e me fjalë , e kështu filluan ti kompozonin elegji si, të bleu babi shtepi por nuk do ta gëzosh, su rrite kurrë, ike në moshë të re etj etj.

Pasi i nxorëm nga dhoma për shkak të kësaj histerie, disa pyetje apo fjalë që iu drejtuan atyre ishin, po sikur djali të shërohet, po ai është gjallë akoma ju po e tmerroni, a ju dhimbset sadopak, si mundet të bëni këto skena pa bërë asnjë sforco për ta kuruar këtë djalë? Etj. Një moment mendova se kjo skenë ishte në “dobi” të atyre që qanin pasi ato kishin ardhur të pregatitura, të kurdisura të vajtonin tamam siç e do tradita, dikur merrnin edhe disa gra që qanin me pagesë nëpër ceremoni mortore ndaj edhe ato si gra do quheshin sikur e kishin përmbushur traditën dhe ishin në rregull me ndërgjegjen e tyre, por po djali, ai ishte akoma gjallë, për atë shpresa ishte akoma e hapur, dikush thoshte:Për aq sa ka Zot ka shpresë “. Por mendova për këto gra a kishte shprese, ose me mirë a kishte besim? Me sa dukej jo, ato edhe nëse kishte një fije shprese, dukej sikur po e vrisnin djalin me duart e tyre për se gjalli por mbi te gjitha po vrisnin besimin në Zot, dhe ato lotë ti kthenin në lotë përgjërimi ndaj Atij që e kthen ditën në natë dhe natën në ditë. Në një ajet ai thotë “Ve atakum min kuli ma seltumuhu – Ai ju jep gjithçka për të cilën e lutni Atë”. Përse veprimi i parë i tyre ishte shkëputja e shpresës ndaj Zotit? Një gjë më vjen ndërmend, ateizmi postkomunist i cili e materializoi në jetë anën më të keqe të nefsit të njeriut duke mos i lënë atij shteg të aktualizonte shpresën si element jetprurës dhe gjallërues i kulturës dhe civilizimit. Po ajo kulturë që nuk zhvillohet nën optimizmin e besimit ka për ta qarë njeriun dhe shpresën për së gjalli, dhe ka për të qenë ambjent i cili do të rrisi në të demagogët e filozofive agnistike.

Besimi jep receta efikase për çdo situatë duke e shndërruar frikën dhe humbjen e shpresës në bindje, siguri dhe realizim i çdo dëshire pozitive. Për këtë me kujtohet rasti me lutjen që përmendet në ajetet e fundit të sures Bekare 285-286, pas leximit të të cilave Allahu thotë:Po i përgjigjem rrobit tim ” Muslimi (125).

Mos e humbni shpresën, mos i vdisni njerëzit pa vdekur akoma, mos harroni janë sistemet antifetare që mbollën këtë dëshpërim ndërsa sistemi hyjnor është është ai i cili e perhap shpresën qoftë edhe në një dhomë spitali në mesin e sëmundjeve të pashërueshme.

Mos harroni fjalën e Allahut:“A ka më të mirë se Ai(Allahu) që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen dhe ju bën juve trashëgimtarë në tokë?!…” (Neml, 62)

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re