Fenonomeni të kujton të Premten e Zezë. Megjithatë, nuk jemi në një periudhë uljesh. Gjithsesi, jashtë dyqanit Swatch në Ermou, turma njerëzish mbajnë radhë që rrallëherë shihen në dyqanet greke për një ore…kopje.

Kjo pas vendimit të kompanisë zvicerane të orëve për të nxjerrë në treg modelin “”, një kopje ekzakte e të famshmit Speedmaster Professional të Omega-s, e cila u bë e njohur për shkak se ishte veshur nga astronautët amerikanë.

Çmimi është sigurisht arsyeja kryesore e dyndjes që po ndodh prej ditësh jashtë dyqaneve Swatch në rrugën Ermou në Syntagma, pasi kompania e njohur e ofron orën me 250 euro në vend të rreth 6700 eurove që kushton origjinali Speedmaster Professional i Omega-s.

Këto radhë të gjata jashtë dyqaneve të kompanive zvicerane nuk është sigurisht një fenomen grek… por vërehet në të gjithë botën. Nga Melburni në Hong Kong dhe nga Amsterdami në të gjithë Evropën, njerëzit janë duke pritur me durim për një MoonSwatch.

Stoqet e “MoonSwatch”, e cila u lançua në 11 nuanca të ndryshme, u shteruan, ndërsa në qytete si Gjeneva, pati arrestime, pasi “ndiznin gjakun” mes konsumatorëve, ndërsa prisnin radhën për të marrë “objektin e tyre” të dëshirës”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re