Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Republikës u miratuan një sërë projektligjesh të rëndësishme. Fillimisht në parlament u kalua projektligji për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit. Ky vendim vjen pas efekteve të rënda të tërmetit të 26-nëntorit dhe sipas relacionit shoqërues, ka të bëjë me mbajtjen e një regjistri elektronik të profesionistëve të licencuar, që do të jetë një bazë të dhënash shtetërore që krijohet dhe administrohet nga ministria përgjegjëse për ndërtimin.

Një tjetër projektligj i rëndësishëm i miratuar është edhe ai për ratifikimin e memorandumit të bashkëpunimit me SHBA-në lidhur me përdorimin e informacioneve mbi udhëtarët. Po ashtu u votua edhe emri i Mimoza Kaçit si anëtare që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Rendi i ditës që u miratua sot në Kuvend:
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” të ndryshuar” miratohet me 87 vota pro, 12 kundër, 5 abstenim

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” miratohet me 89 vota pro, 12 kundër, 3 abstenim

Projektligji “Për ratifikimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me bashkëpunimin për përdorimin e informacioneve mbi udhëtarët” miratohet me 99 vota pro, 5 kundër, asnjë abstenim

Projektvendim “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv të këtij institucioni” miratohet me 86 vota pro, 8 kundër, 9 abstenim

Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 10.129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile” të ndryshuar” miratohet me 86 pro, 13 kundër, 5 abstenim/

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re