Një jetë e çuar dëm, shpesh përtej kufijve të imagjinueshmes dhe tani beteja e përditshme kundër alkoolizmit. Në moshën 56-vjeçare, Pol Gaskoin foli për veten e tij në podkastin “Gazza vs Paul”.

gaskoin 1

“Isha një i dehur i lumtur. Tani nuk jam më. Jam një i dehur i trishtuar. Nuk dal për të pirë, pi në shtëpi”. I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë anglezë ndonjëherë, me 57 paraqitje për ekipin kombëtar, ai veshi fanellat e Njukasëllit, Totenhemit, Lacios dhe Rejnxhërs.

“Njerëzit e njohin Pol Gaskoin, por askush nuk e di se kush është Gaza. As unë ndonjëherë”. Ai zbuloi gjithashtu se tani është i pastrehë, jeton me menaxheren e tij Keti Dejvis dhe ka rinisur të marrë pjesë në takimet e “Alkoolistëve Anonimë”:

12-GAZZA6-U201861236564Mm-87x189@ExtraTime-Print-Nazionale-050-kxLC-U14035352284TNG-620x349@Gazzetta-Web_articolo

“Unë vazhdoj të luftoj alkoolizmin dhe jetoj në një dhomë boshe të shtëpisë së menaxheres time. Nëse dua një ditë të keqe, e di që do të jetë nëse shkoj në klub. Përndryshe unë marr shkopin dhe shkoj për peshkim dhe e di që do jetë një ditë e mirë. Nuk mendoj se i kam zhgënjyer trajnerët, lojtarët apo tifozët. Nëse ka dikë që kam zhgënjyer, ai jam unë”.

gaskoin

Gaza nuk i fshehu momentet e vështira: “Nuk duhet shumë për të qarë. Mbaj shumë gjëra brenda, gjëra që duhet t’i nxjerr, por që kam frikë t’i ndaj me njerëzit. Jam krenar për atë që u kam dhënë njerëzve. Kam dhuruar pothuajse një milion paund për 10 organizata të ndryshme bamirësie dhe kurrë nuk jam dorëzuar. Nuk do ta bëj kurrë sepse mendoj se momenti kur të dorëzohem do të jetë kur të jem në një arkivol”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re