Edlira Shehu, e cila shpëtoi nga “kthetrat” e vdekjes mbrëmjen e 23 Majit pasi u masakrua me thikë nga i shoqi Jakup Shahu, ka treguar se ai kishte ushtruar edhe herë të tjera dhunë ndaj tij.

Ajo u shpreh se e ka denoncuar disa herë për dhunë në familje, por i vinte keq pasi 52-vjeçari është i sëmurë, duke shtuar se “e doja, e kam dashur gjithmonë”.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatorjes Evis Ahmeti, 46-vjeçarja theksoi se i shoqi bëri burg për vrasje, por e priti derisa la qelinë.

“U fiksonte me gjërat, edhe me njerëzit që kalonin. E kam denoncuar disa herë në komisariat, e arrestuan 4 muaj. Më vinte keq se ishte i sëmurë, e doja dhe e kam dashur gjithmonë, kam bërë shumë sakrifica për të. Ka qëndruar në burg, e kam pritur.

Nuk është e vërtetë që unë kam qenë zënë me gruan e viktimës, konflikti ka qenë për çështje xhelozie nga ana e familjes tjetër”, tha ajo.

LEXONI EDHE: U lirua nga burgu, kush është 52-vjeçari që masakroi me thikë gruan për xhelozi! Si vrau burrin e dashnores, pasi bashkëshortja e tij i zbuloi tradhtinë

Edlira Shahu rrëfeu momentet e tmerrit të përjetuar nga duart e të shoqit: “Atë natë ishim mirë, shkuam në shtëpi, darkuam dhe u shtrimë, ora ishte 10:30 të darkës. Nuk patëm debat së bashku, ishte i qetë, edhe në krevat mu luste ‘thoshte të vdesësh”. ‘Po pse të vdes çfarë të kam bërë, çfarë po të bëj’. Më gjuajti me grusht, nuk ishte i pirë.

Nuk mi kishte thënë herë tjetër, ishte shumë xheloz, më akuzonte për gjëra kot. Më kapi nga flokët më nxori nga dhoma më tha ‘sonte për ty nuk ka shpëtim, do të vras”. Bërtita, më kapi për flokësh dhe më çoi tek kuzhina, kishte thikë tek dora më godit tek fyti 3 herë, edhe në fytyrë kokë.

Vetëm më gjuante ‘di do të vdesësh, nuk do të jetosh më’. Më gjuante, kishte ca kohë që çdo ditë më gjuante.”

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re