Presidenti Ilir Meta u shfaq tejet i ashpër një ditë më parë në emisionin “Opinon” duke sulmuar të gjithë palët dhe i shfaqur i pakënaqur jo vetëm me faktorin ndërkombëtar, sa i përket reformës në drejtësi, por edhe ma ato “aleatët” si kryedemokrati Lulzim Basha, ku PD-ja është në koalicion politik, me partinë e themeluar nga presidenti.

Meta u shpreh i ashpër ndaj mënyrës se si po veprohet me reformën në drejtësi, duke sulmuar për herë të parë OPDAT, misionin amerikan, pasi mos besimi i tij ndaj EURALIUS ishte shfaqur prej kohësh. Akuza e këto dy misione ishin vegla të kryeministrit Edi Rama ishte tejet  i fortë.

Meta në deklaratat e tij bëri të qartë se pakënaqësi shkon jo vetëm prej qëndrimeve të mazhorancës, e cila po mban “në sirtar” nismën për shkarkimin nga Parlamenti, por edhe ndaj opozitës mbi qëndrimet që po mban, duke shprehur qartë ndasinë. Kjo ishte si një sinjal që paralajmëronte një pakt të ri mes Ramës dhe Bashës, e për të cilën Meta nuk ngurroi që ta cilësonte se ai do të ishte në kurriz stabilitetin të vendit.

Reagimi i tij kundër PD-së mund të lidhet edhe me faktin se opozita nuk ka dhënë ndonjë qëndrim zyrtar në lidhje me paktin prej 14 pikash të platformës së shpallur nga presidenti, që synon sipas zgjidhjen e krizës politike dhe uljen në një tryezë mes Ramës dhe Bashës me ndërmjetësimin e kreut të shtetit.

Por ndryshe nga herët e tjera, presidenti nga ai revolucionari që shfaqej deri në kërcënimin për shpërndarjen e Parlamentit dhe të qeverisë, Meta bëri një kthesë, duke deklaruar se tashmë do të shihnin një president tjetër, ai i modelit danez.

“Nga nesër do shihni një President tjetër. Do ketë një President tepër zyrtar. I hapur në çdo kohë për marrëdhënie zyrtare institucionale, të mirë dokumentuara dhe me dëshmitarë. Me Ramën, me Lulin, me Sorecën dhe me Kim. Me të katër nga nesër vetëm marrëdhënie dhe takime institucionale, me dëshmitarë dhe të mirë dokumentuara!”, tha Meta pas zbrazjes së baterisë revolucionare.

Edhe pse Danimarka është monarki, Presidenti u përqendrua më tepër te modeli i shtetit që njihet si model i demokracisë, e kjo duket si sinjal për ndryshim të sjelljes në raport me faktorët politike shqiptarë dhe ata ndërkombëtar.

Ky ishte ndryshim në 180 gradë, ku kreu i shtetit u shfaq nga një revolucionar në njeri që do të veprojë sipas me modelin danez, e kjo mund të lidhet me faktin se kreu i shtetit mund të jetë këshilluar nga miqtë ndërkombëtarë për këtë sjellje të re, duke pritur zhvillimet e brendshme politike mbi reformën zgjedhore dhe atë të drejtësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re