Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka shpërndarë një thënie të shkrimtarit Dritëro Agolli pak orë para protestës së opozitës para Bashkisë Tiranë.

“Ç’pret nga një botë ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi Dritëro Agolli”, shkruhet në thënien e shpërndarë.

Meta shprehet se “Dritëroi nuk kishte frikë fare nga vdekja se e dinte që kishte bërë gjëra të mëdha, po linte vargje të përjetshme”, duke shtuar se “një agim i ri po lind”.

“Dritëroi nuk kishte frikë fare nga vdekja se e dinte që kishte bërë gjëra të mëdha, po linte vepra të mëdha dhe vargje të përjetshme, por edhe thënie të mëdha se halli e kishte detyruar edhe të bashkëjetonte me mashtruesit pa qenë kurrë i tillë.

Por një Agim i Ri ☀️ po lind i dashur Avokat, si ai Ylli i Mëngjesit në Krujë, siç e përmend Longfellow te poema e tij kushtuar Skëndërbeut!

5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus janë ilaçi më i mirë edhe për mashtruesit që kanë filluar negociatat për të zëvendësuar shqiptarët me “proletarët e gjithë botës”!

Iku Internacionalja e mashtruesve avokat!

Iku sepse Shqipëria nuk ka ndërmend të iki! ✌🇦🇱”, shkroi Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re