Avokatët e dy të arrestuarve për gjysmë tonin e kokainës në Maminas po bëjnë presion të fuqishëm në gjykatë që të sigurojnë lirimin e tyre në ditën e sotme.

Dhe si për çudi, një agjent i DEA-s ka qenë prezent në procesin gjyqsor për masën e arrestit ndaj Armando Pezakut dhe Donald Lushajt, njëri administrator dhe tjetri shofer i kamionit që u kap në Maminas.

Avokatët në rekursin e dorëzuar argumentojnë se nuk ka asnjë provë që dy të arrestuarit janë përfshirë në trafik droge.

Pronari i kompanisë Arbi Garden, Arbër Çekaj është shpallur në kërkim, ndërsa disa qarqe spekulojnë se Çekaj është në të njëjtin status si Klement Balili. Ndaj sot Donald Lu i përmendi së bashku sot në deklaratën e tij. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re