Në kujtim të lëvizjes dhjetoriste ‘90-të, e cila nisi me kërkesa ekonomike për të vijuar me politike, deri në shpalljen e pluralizimit, Arkivi Shqiptar sjell një fakt nga reagimi qeveritar pikërisht për aspektin ekonomik.

Pa ditë rebelimit ekonomik studentor në konviktet e Qytetit Studenti, qeveria ngriti një komision për këtë çështje, siç sqaron Arkivi.

“Si sot, më 13 dhjetor 1990, në vijim të lëvizjes studentore, Këshilli i Ministrave vendosi për ngritjen e një komisioni pune.

Përmes këtij komisioni synohej zgjidhja e problemeve të ngritura nga studentët për përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre në Qytetin e Studentit (vendimi bashkëngjitur).

Ky qëllim iu ngarkua një grupi pune të përbërë nga: Leonard Nano (kryetar), sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Ndërtimit, Robert Gjini (anëtar), sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë së Brendshme, Vladimir Meksi (anëtar), nëndrejtor i Përgjithshëm i Ekonomisë Komunale, Qamil Talka (anëtar), drejtor në Ministrinë e Arsimit, Ilir Kodra (anëtar), funksionar i Ministrisë së Tregtisë së Jashtme etj.

Lëvizja studentore do të finalizohej në muajin shkurt të vitit 1991, me një nga arritjet e saj që do të ishte heqja e emrit të diktatorit Hoxha nga emërtesa e Universitetit të Tiranës”, shkruan Arkivi shqiptar. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re