Harta e qyteteve të prekur nga koronavirusi në Shqipëri është shtrirë ditën e sotme edhe në qytetin e Kukësit. Në deklaratën e sotme për shtyp ISHP thotë se pas testimeve ka rezultuar i prekur një person nga qyteti i Kukësit.

Abcnews.al mëson se personi i prekur nga koronavirusi në Kukës është infermier në Urgjencën e Spitalit të Kukësit.

Dyshohet se ai është infektuar pas kontaktit me pacientët e prekur me Covid-19 nga qyteti i Hasit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko