Shqipëria ka fituar sot turneun e fansave që UEFA ka organizuar në Gjermani, duke mundur pikërisht vendin organizator në finalen e madhe.

Kuqezinjtë në këtë turne amator, janë paraqitur në fakt me emra që njohin mirë futbollin pasi në rreshtimin e përzgjedhur nga Drejtoria e Futbollit Amator në FSHF, binin në sy shumë futbollistë të cilët tashmë janë aktivë në nivelet e ulëta të futbollit gjerman aktualisht, si pjesë e klubit Kosova Dyseldorf. Mes tyre, edhe ish-mbrojtësi i Kukësit, Bujar Idrizi, i cili është zhvendosur në Gjermani.

Në turneun me 8 skuadra, që luajtën me sistemin 9×9, Shqipëria ishte në grup me Anglinë, Italinë dhe Ukrainën. Kuqezinjtë fituan të tre sfidat duke mundur 4-0 Italinë, 2-0 Ukrainën dhe 3-0 Anglinë.

Në gjysmëfinale, Shqipëria fitoi 4-0 ndaj Skocisë, ndërsa në finale mundi 3-0 Gjermaninë, duke bërë të vetën trofeun.

Lojtarët e Shqipërisë: Shiqeri Alili, Naser Ilazi, Fatlum Ahmeti, Resul Ahmeti, Arton Tolaj, Shkelqim Hyseni, Astrit Hyseni, Sherif Krasniqi, Ilir Iberdemaj, Bujar Idrizi, Leonit Nuraj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re