Në kohën e Omerit r.a shokut të ngushtë të profetit Muhammed alejhi selam, Egjipti u çlirua dhe banorët u bënë muslimanë.
Amr Ibn As ishte drejtuesi i Egjiptit, ai ishte shoku i Profetit Alejhi selam. Amr Ibn As kishte një djalë dhe pas disa vitesh që qëndroi në krye të vendit në Egjipt u bë një garë me kuaj. Djali i tij ishte garues në garë së bashku më garuesit e tjerë. Kjo ishtë një eveniment i madh sepse mblidhte të gjithë popullin. Filloi gara dhe në fund të finishit për të dalë fitues ishin dy konkurentë, djali i drejtuesit të Egjiptit dhe djali i një njeriu të thjeshtë. Djali i njeriut të thjeshtë e kaloi atë dhe doli i pari, fitoi garën. Të gjithë njerëzit duartrokitën dhe përshëndetën fituesin ndërsa djali i drejtuesit bëri një veprim të nxituar dhe të gabuar. Ai i nxehur i shkoi fituesit afër dhe e goditi me një shkop të madh në shpinën e tij aq fort saqë për pak nuk i rrodhi gjak. Edhe i tha djalit të thjeshtë që fitoi:
– U bëre ti të fitosh?! A e di ti kush jemi ne?! E di ti kush është babai im?U bëre ti të më kalosh mua?!Kjo skenë ndodhi në mesin e të gjithë njerëzve dhe të gjithë u çuditën ndërsa djaloshi u turpërua shumë. Uli kokën dhe iku me lot në sy tek familja e tij. Kur hyri në shtëpi e pa babai që djali i tij ishte i mërzitur dhe po qante dhe i tha: çfarë ke bir?!Djali i tha: U turpëruam baba!– Çfarë ndodhi?!Dhe djali i tij ia tregoi të gjithë historikun e ngjarjes. Babai shkoi tek dijetarët e vendit dhe ju tha:
– Familja ime është turpëruar. Familjes sonë i është bërë padrejtësi më jepni një zgjidhje. Dijetarët e habitur i thanë:
– Çfarë ka ndodhur?!Ai ia tregoi të gjithë ngjarjen. Me habi të madhe dijetarët i thanë:
– Sot në botën Islame ndodh padrejtësi?! Dhe Omeri r.a është i pari i besimtarëve në Medine?! Shko shpejt dhe ankohu sepse ai është i drejti i madh dhe është në ndihmë të nevojtarëve.Babë e birë i lanë të gjitha punët dhe u nisën drejt Medinës së Profetit Muhammed alejhi selam ku në atë kohë i pari i muslimanëve ishte Omeri r.a i drejti. Pasi e takuan Omerin r.a i pyeti:– Çfarë ju ka sjellë ju nga Egjipti?!– O Prijësi i Besimtarëve, turpërimi dhe padrejtësia që na është bërë!Omeri r.a i ngrihej gjaku shpejt dhe i pyeti menjëherë:– Çfarë padrejtësie?!– U tupëruam nga djali i Amr Ibn Asit që ti e ke vendosur të parin e Egjiptit!– Çfarë ka ndodhur?!– U bë gara, djali im doli fitues por ai ma goditi djalin shumë dhe u turpërua në sy të njerëzve.– Uluni aty dhe mos lëvizni sa t’i thëras dhe ata të vijnë.Omeri r.a i dërgon letër Amr Ibn Asit dhe i thotë: ” Lëri të gjitha punët, vendos zëvendësuesin tënd, merre djalin dhe hajde shpejt në Medinë.”Amr Ibn As sapo e lexoi letrën dhe pa se duhet të shkonte me djalin e pa që aty kishte diçka. E thiri djalin dhe djali i tha: Baba kam bërë një padrejtësi! Ai i tha:
– Bir, tek Omeri r.a s’ka tolerancë.
U nisën drejt Medinës. Sapo mbërritën atje Omeri r.a i thiri të dyja palët edhe pse Amer Ibn Asi ishtë shoku i profetit Muhammed alejhi selam.Omeri r.a ju tha:
– Këta më janë ankuar sepse ka ndodhur kjo ngjarje, si mendon ti? E pyeti djalin.
– Kështu ka ndodhur tha djali.– Çohu ti që more goditjen dhe godite me shkopin tënd djalin e Amr Ibn Asit! Merja hakun ose fale. Ai që fal është më afër devotshmërisë.Ai nuk e fali edhe e goditi me shkop me aq fuqi saç e kishte goditur.Omeri i drejtë tha:
– Edhe babain, edhe babain sepse ky e ka fajin që e ka llastuar. Sepse prej pushtetit të tij ndodhi kjo gjë.Djali i tha:
– Jo o prijësi i besimtarëve jam i kënaqur e vendosa drejtësinë nuk kam gjë me babain. Omeri r.a e nxori Amr Ibn Asin përpara dhe i tha:
– Dëgjo këtu! Kur i robëruat ju njerëzit kur Zoti i ka krijuar në barkun e nënës të lirë. A nuk e di ti Amr se Zoti i ka krijuar njerëzit të lirë dhe të gjithë janë të barabartë përpara tij?!– Po Prijësi i besimtarëve por fëmija ta merr fytyrën edhe faqen.Zoti na bëftë të drejtë, modestë dhe dijetarë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko