Një gol në gjysmëfinale, një gol në finale dhe një tjetër trofe me Portugalinë. Ky është Kristiano Ronaldo, 40-vjeçari që nuk njeh moshë dhe vazhdon ta tregojë në fushë.Ndonëse në gjendjen e tij jo më të mirë fizike, ai ka qenë pa diskutim frymëzuesi i kombëtares në suksesin e arritur në Mynih. Duke folur pas takimit, ai ka komentuar dëmtimin dhe ka përmendur edhe suksesin.
“E ndjeva që gjatë ngrohjes; e kisha ndier për një kohë. Por për ekipin kombëtar, nëse do të më duhej të thyeja këmbën, do ta bëja. Është një titull, duhej të luaja dhe dhashë gjithçka nga vetja; shkova sa më larg që munda. Ndihmova me një gol. Jam shumë i lumtur. Para së gjithash, për këtë brez, e meritoja një titull. Të fitosh me Portugalinë, është shumë e veçantë. Kam shumë tituj, por asgjë nuk e kalon fitoren me ekipin kombëtar. Lotët dhe ndjenja e detyrës së përmbushur… Është e bukur. Është kombi ynë. Jemi një popull i vogël, por me ambicie të mëdha. Kam jetuar në shumë vende, kam luajtur për shumë klube, por, kur flasin për Portugalinë, është një ndjenjë e veçantë. Të jesh kapiteni i këtij brezi, është një burim krenarie. Fitimi i një titulli është gjithmonë kulmi i një ekipi kombëtar. E ardhmja ka të bëjë me të menduarit afatshkurtër. Pata një dëmtim dhe kjo ishte shumë, shumë… E shtyva veten, sepse në ekipin kombëtar duhet ta shtysh veten. E ardhmja? Nëse asgjë nuk ndryshon, ndoshta do të qëndroj te Al Nasr”, përfundoi Ronaldo.