Një tragjedi ka tronditur botën e futbollit, teksa lojtari me origjinw shqiptare, Mario Bacaj ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare pasi u hodh nga kati i tetë i një ndërtese në qendër të Adelaide të Australisë nga një rënie që nuk dukej se ishte pasojë e një aksidenti.  

Lojtari shqiptar, por i rritur në Itali, luante për klubin e futbollit Adelaide Eagles të cilët e prisnin për një ndeshje, por në mes të pasdites bashkëlojtarët e tij mwsuan lajmin tragjik.  

Djali me sa duket është hedhur nga çatia e Bar & Restaurant 2KW dhe përpjekjet e shpëtimit ishin të kota. 

Zjarrfikësit, ambulancat dhe policia nxituan menjëherë në vendngjarje, por nuk kishte asgjë që mund të bëhej për futbollistin. Bacaj, i njohur edhe në Shqipëri për karrierën e tij si lojtar, la pas një grua dhe një djalë të vogël. 

Nuk ka të dyshuar për vdekjen e tij dhe autoritetet konfirmojnë se ishte vetëvrasje dhe jo aksident. I gjithë ekipi u mblodh në çatinë e ndërtesës për të vendosur mesazhe dhe kurora në kujtim të shqiptarit, një lojtar shumë i dashur dhe i respektuar që kishte jetuar në Adelaide për vite me radhë me familjen e tij. 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko