Ministria e Mbrojtjes e Norvegjisë ka thënë se forcat ruse në Arktik kanë bllokuar sinjale GPS gjatë stërvitjes së NATO-s zhvilluar në këtë vend, më e madhja që pas Luftës së Ftohtë.

Më herët u njoftua se Ministria norvegjeze e Punëve të Jashtme ngriti këtë çështje me autoritetet ruse, raportoi AP.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se ndërhyrja u regjistrua midis 16 tetorit dhe 7 nëntorit në gadishullin Kola.

Një stërvitje e madhe e NATO-s, që përfshin ushtarë nga 31 vende, u mbajt në Norvegji nga 25 tetori deri më 7 nëntor.

Rreth 50,000 ushtarë, 10,000 automjete dhe më shumë se 300 avionë dhe anije morën pjesë në të. Ato përfshinin kontrollimin e aftësive në tokë, det dhe ajër, si dhe në IT.

Qëllimi i ushtrimit ishte të verifikohej koherenca e forcave ndërkombëtare në veprimin e përbashkët dhe aftësinë e NATO-s për të rifituar sovranitetin e kombit aleat pas agresionit të armatosur.

Këto ushtrime u mbajtën vetëm një muaj pasi Rusia dhe Kina mbajtën manovrat më të mëdha të përbashkëta në histori.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re