Kryeministri Edi Rama, pak orë pasi “NotoSondaggi” në “News 24″ zbardhi projeksionin e votës së shqiptarëve ku rreth 46% e tyre do të votonte për PS-në, është shprehur se sondazhet thonë të vërtetën.
Rama theksoi se sondazhet “nuk e nxjerrin kënetën, jo përpara, por as afër nesh sa të mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit”.
“Ato sondazhet thonë të vërtetën, pikërisht se populli nuk ha bar”, tha Kryeministri.
Edi Rama: Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën, jo përpara, por as afër nesh sa të mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit.
Ka marr fund historia e kënetës ka marrë fund, është historia e trishtueshme e atyre që vazhdojnë i besojnë, që njësoj si ata të shkretët njerëzit e kënetës që u futën me kokë në primare edhe si përfundim në shumë nxori BBV kandidatë në listat e kënetës se s’nxori primaret, më shumë erdhën nga BBV se sa nga primaret për të përfaqësuar kënetën.
Ato sondazhet thonë të vërtetën, pikërisht se populli nuk ha bar.
LEXONI EDHE:
Kush janë liderët që mund t’u japin ndihmë konkrete?! Ja mendimi që kanë të anketuarit! Si ndahet mbështetja! Tabela e “NottoSondaggi”
Si u ka ndryshuar cilësia e jetesës shqiptarëve në 4 vitet e fundit? “Nottosondaggi” në News24: 70% e votuesve të PD deklarojnë përkeqësim! 64 % e socialistëve janë…
Gara e 11 majit, dalin rezultatet e sondazhit të parë në News24! 37% e shqiptarëve jetojnë ‘më mirë’ se 4 vite më parë, 28 % jetojnë ‘më keq”! Si ndahen votat mes votuesve të PS dhe PD