Kompania italiane “NotoSondaggi” në “News24” zbardhi dje (14 Prill) projeksionin e votës së shqiptarëve për garën e elektorate të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Sipas anketimit të realizuar në Shqipëri, del në pah dhe prirja e votës së 11 majit. Qytetarët janë pyetur nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?!
Në përgjigje rezulton se rreth 46% e shqiptarëve do të votonte për PS-në. Ndërkohë që përkrahja për PD dhe Aleancën Shqipëria Madhështore përllogaritet në masën e 35 %.
Nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër, shqiptarët janë përgjigjur në maksimale PD do të arrinte 37 %, ndërkohë që vlera minimale përllogaritet në afro 33 %. Në zgjedhjet e 2021 koalicioni i PD mori përkrahjen e 39.43 % të votuesve shqiptarë.
Partia Mundësia e Agron Shehajt sipas sondazhit arrin në një vlerë tek 6.5%, ndërkohë që maksimalja arrin në 7.5%. Koalicioni i Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit kuptohet në nivelin e 5.0 %, ndërkohë që vlera maksimale që synohet është 6%.
Partia Socialdemokrate e Tom Doshit arrin të ruajë po të njëjtat kuota të 2021. Sipas “NotoSondaggi” Tom Doshi arrin 2.5 % të përkrahjes së votuesve. Ndërkohë që skenari më i mirë për PSD-në e Tom Doshit arrin në 3.5 për qind. Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit arrin në 1.5%, në maksimale deri në 2%.
Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës mund të siguroje deri në 2% të votave të elektoratit dhe në rastin maksimal deri në 3%. Kurse Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1.0% maksimalja 2 %.
SHIFRAT
Gara e elektorale për zgjedhjet Parlamentare të 11 majit tashmë ka nisur zyrtarisht prej disa ditësh. Në një sondazh të realizuar nga firma e njohur italiane “Notosondaggi”, në partneritet me “News24”, kanë dalë në pah shifra interesante lidhur me orientimin e votës para ditës së votimeve. Të anketuarit janë pyetur se “Kush nga drejtuesit e partive politike janë më në gjendje të japin një ndihmë konkrete” për kategoritë e ndryshme të shoqërisë. Të anketuarit shprehen se ndihmë konkrete mund të japë Edi Rama dhe përkrahja e këtij mendimi është në masën e 32 %. Ndërkohë 33 % e të pyeturve shprehen pro idesë që Edi Rama mund t’i japë ndihmë konkrete të moshuarve. Femrat janë në masën e 34%, kurse 30% të anketuarve besojnë se personave me aftësi të kufizuar, Edi Rama mund t’ju japë ndihmë konkrete.
Ndërsa për sipërmarrësit dhe emigrantët shqiptarët janë të ndarë në 31 % dhe 30 % pro Ramës. Ndërkohë që të pyetur për Sali Berishën, 22% e të anketuarve janë të mendimit se ai mund t’u japë ndihmë konkrete të rinjve. 24 për qind e të anketuarve mendojnë se Berisha mund t’i japë ndihmë konkrete. Ndërsa 19 për qind e të pyeturve mendojnë se Sali Berisha mund t’i japë ndihmë konkrete femrave. Ndërsa 20% të të anketuarve mendojnë se Sali Berisha mund t’i japë ndihmë konkrete personave me aftësi të kufizuar. Kurse për emigrantët, 22 % e të pyeturve thonë se Berisha mund t’i japë ndihmë konkrete.
Për sipërmarrësit, 21 për qind e të pyeturve janë të idesë se Berisha mund t’ju japë ndihmë konkrete për problemet e tyre. 9 % e të pyeturve besojnë se Agron Shehaj mund t’ju japë ndihmë konkrete të rinjve, kurse për Adriatik Lapaj shprehen 6 % në favorin e tij. 6% e të pyeturve besojnë se të moshuarit mund të marrin ndihmë konkrete nga Agron Shehaj dhe 2 % nga Lapaj. 8% e qytetarëve besojnë femrat mund të marrin ndihmë konkrete nga Agron Shehaj dhe 3 % nga Adriatik Lapaj. Ndërsa 10% e të pyeturve thonë se sipërmarrësit mund të marrin ndihmë konkrete nga Shehaj dhe 3 % nga Lapaj.
“Nottosondaggi” ka sjellë në ‘News24’ një panoramë të përkrahjes së shqiptarëve për punën e qeverisë së PS-së në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Si e vlerësojnë shqiptarët punën e qeverisë? Të anketuarit deklarojnë në masën e 44% se puna e qeverisë këtë mandat ka qenë pozitiv. Ndërkohë që 49 për qind e tyre janë të mendimit se rezultatet dhe puna që qeverisë Rama ka qenë negative. Nga votuesit e zgjedhjeve të 2021- shit evidentohet se elektorati që ka votuar pro PS-së deklarohen në masën 71% se qeveria ka bërë punë pozitive. Ndërkohë që 26 % e votuesve socialist shprehën se qeveria ka bërë punë negative. 3 % nuk deklarohet, por thekson “nuk e di”. Nga ana tjetër, votuesit demokratë në masën 94 % shprehën se puna e qeverisë vlerësohet negativisht këtë mandat. Ndërsa vetëm 5 % tyre është mendimit se qeveria ka punuar mirë, pra pozitivisht.
Sot në Shqipëri jetohet më mirë apo më keq se 4 vjet më parë? Si përgjigjen shqiptarët
“News24” publikoi sondazhin e parë në bashkëpunim me kompaninë e njohur italiane, “NotoSondaggi”, e drejtuar nga Antonio Noto.
Kompania e njohur me një eksperiencë të madhe në fushën e sondazheve, sjell një analizë të perceptimit të votës për garën elektorale të 11 majit. 2005 është numri i të intervistuarve në të gjithë vendin. Intervistat janë kryer me telefon dhe fiks, ndërsa koha e zhvillimit të sondazhit ka qenë 11-13 prill.
Marzhi i gabimit është 3%. Pyetja e parë e sondazhit ka qenë: Sipas jush, sot kundrejt 4 vitesh më parë në Shqipëri jetohet…? 37% e të anketuarve mendojnë se sot në Shqipëri jetohet “Më mirë” se në 2021. Jetohet “Më keq” mendojnë 28%. 33% janë përgjigjur se situata është “Njësoj” në krahasim me 4 vite më parë. 2% janë përgjigjur “Nuk e di”.
Sa i takon anketimit të votuesve të PS dhe PD, sondazhi i Antonio Noto ka zbuluar se 58% e të anketuarve, votues të PS mendojnë se në Shqipëri jetohet më mirë, 10% janë të mendimit se jetohet më keq dhe 33% njësoj. Ndërsa votuesit e PD, 7% e tyre mendojnë se sot në Shqipëri jetojnë “Më mirë” dhe 71% janë përgjigjur se jetohet “Më keq”.
21% e shohin gjendjen të pandryshueshme dhe 1% janë përgjigjur nuk e di. Ky sondazh iu paraprin dy të tjerëve para zgjedhjeve dhe një exit poll-i në 11 maj ditën e votimeve të zgjedhjeve parlamentare. Personat e anketuar janë pyetur për disa çështje të rëndësishme, që japin një panoramikë se ku është orientuar vota e tyre në garën elektorale të 11 majit.
“NottoSondaggi” ka intervistuar qindra shqiptarë të cilët janë pyetur: A jeni i mendimit që kategoritë shoqërore janë “më mirë” o “më keq “se 4 vite më parë? Nga sondazhi bie në sy se 41% e shqiptarëve janë të mendimit se sipërmarrësit janë “më mirë” se katër vite më parë. Ndërkohë që 24 për qind e tyre shprehen se janë “më keq” krahasuar me 4 vitet e mëparshme, ndërsa 26 % mendojnë se janë po “njësojë” . Nëntë për qind e të anketuarve refuzoi të përgjigjet, duke u shprehur se “nuk e di”.
Nga ana tjetër, anketimi i bërë me votueset femra, të cilët shprehen në masën 37 % se kategoritë shoqërore jetojnë më mirë se 4 vite më parë. Ndërkohë që 28% e tyre janë të mendimit se jetohet “më keq”, kurse 28 % të tjerë shprehen “Njësojë”. Po ashtu “NotoSondaggi” publikon në “News24” dhe përgjigjet e shqiptarëve për emigrantët, të cilët na masë 31 % shprehen se janë më mirë se 4 vite më parë, kurse 24% e tyre janë me keq, po për të njëjtën periudhë. 30% e shqiptarëve shprehen se emigrantët janë po “njësojë”, kurse 15% e tyre refuzojnë të përgjigjen, duke u thënë “nuk e di. Kategoritë shoqërorë më të prekura, duket se janë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, por dhe të rinjtë.
Vetëm 31% e te pyeturve thonë se të moshuarit janë më mirë në krahasim me 4 vite më parë, kurse 41 % e tyre deklarojnë se janë më keq. 26 % e shqiptareve shprehen se të moshuarit janë po njësoj, kurse 2 % e tyre refuzojnë të përgjigjen, duke deklaruar “nuk e di”. Për personat me aftësi të kufizuar, 22% e shqiptareve shprehen se janë më mirë se 4 vite më parë, kurse pjesa më me madhe 34 % shprehet se është me keq, krahasuar me të njëjtën periudhë kohore. Ndërkohë që nga anketimi zbulohet se 41 % e të rinjve të anketuar, këta të fundit shprehen se janë “më keq” se 4 vite më parë, ndërkohë që vetëm 28% e tyre thekson se janë “më mirë”. 28 për qindin e tyre thekson se jeton po njësojë, kurse 3 % shprehen nuk e di.
METODOLOGJIA
Kompania italiane “Notosondaggi” ka ndjekur një metodologji të avancuar dhe transparente, për të garantuar saktësinë dhe besueshmërinë e rezultateve. Sondazhi është zhvilluar përmes një kampioni përfaqësues të qytetarëve nga të gjitha zonat e vendit dhe grup-moshat. Pyetjet e drejtuara prekin çështjet më të ndjeshme dhe aktuale për shoqërinë shqiptare, si drejtësia, besimi tek institucionet, ekonomia, papunësia, emigracioni, si dhe orientimet politike për zgjedhjet e ardhshme. Vëmendje e veçantë i është kushtuar perceptimit të publikut ndaj figurave kryesore politike dhe partive në garë.
Ky bashkëpunim i “News24” me “Notosondaggi” synon të ofrojë një pasqyrë sa më të qartë dhe të besueshme të klimës elektorale në vend, në prag të një procesi zgjedhor me rëndësi të madhe. Antonio Noto sqaroi metodologjinë që është përdorur për sondazhin e publikuar në “News24”. Në emisionin “Open” ai sqaron se kampioni përfaqëson të gjithë votuesit e mundshëm shqiptarë. Noto shpjegon se kampioni është ndarë sipas gjinisë zonës së banimit dhe qarkut ndërsa një në tre persona ka refuzuar të japë përgjigje dhe vetëm gjysma e të tjerëve ka vendosur se për kë do të votojë. “Ne kemi pasur një kampion të qytetarëve shqiptarë. Është i ndarë sipas gjinisë, moshës dhe zonës së banimit. Është në përpjesëtim me numrin e popullsisë që është rezident në Shqipëri. P.sh. Në Shqipëri sot janë të pranishëm 49.1 % të popullsisë femra dhe 50.9% janë burra. Në kamponin tonë kemi të njëjtin përpjesëtim.
Pastaj kampioni është ndarë sipas zonave rurale dhe urbane. Në kampionen tonë 55.6 % e popullsisë me vendbanim në zonat rurale dhe 44.4 % me vendbanim në zonat urbane. Më pas kampioni është i ndarë sipas prefekturave. Në Shqipëri 12% e popullsisë mes 12-24 vjeç, në rastin tonë 12% janë mes grup moshës 12-24 vjeç. kështu edhe me grup moshat e tjera. Është një kampion përfaqësues dhe përfaqëson të gjithë votuesit e mundshëm shqiptarë. Një në tre vetë nuk ka dashur të përgjigjet, në dy veta nga ata që është përgjigjur njëri ka treguar se për kë do të votojë.
Shqipëria në drejtimi e duhur apo të gabuar?! Përgjigjet nga “NotoSondaggi”
“News24” publikoi dje sondazhin e parë në bashkëpunim me kompaninë e njohur italiane, “NotoSondaggi”, e drejtuar nga Antonio Noto. Kompania e njohur me një eksperiencë të madhe në fushën e sondazheve, sjell sot një analizë të perceptimit të votës për garën elektorale të 11 majit. Qytetarët e anketuar janë pyetur nëse sipas tyre, Shqipëria si vend po shkon në drejtimin e duhur apo në drejtimin e gabuar. Në total 48 për qind e të anketuarve janë shprehur se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur. Ndërkohë që 40 % e tyre janë shprehur se vendi po shkon në drejtim të gabuar, ndërsa 12 për qind shprehen nuk e di.
Nga socialistët e anketuar, 77% e tyre shprehet se vendi po shkon në drejtimin e duhur, ndërsa 14 % e tyre mendojnë se Shqipëri apo shkon në drejtimin e gabuar. Nga ana tjetër 9 për qind e socialistëve shprehen se nuk e dinë. Kurse për votuesi e Partisë Demokratike, 90 për qind e tyre janë të mendimit se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Mes demokratëve 6 % shprehen se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur, ndërkaq, 4 për qind refuzojnë të përgjigjen.
/Gazeta Panorama