Belind Këlliçi, nga tubimi te Bashkia Tiranë, është shprehur se Erion Veliajt nuk do t’i ndahen këmba këmbës, dhe se betejën e tyre do ta çojnë deri në fund.

Këlliçi u shpreh se godina e Bashkisë së Tiranës “është skena e krimit më e madh në Shqipëri dhe strehon një kryetar bashkie që çdo ditë që shkon në atë zyrë, shkon për të vjedhur së bashku me bandën 5D”.

Gjithashtu i bëri thirrje kreut të SPAK, Altin Dumanit, të veprojë ndaj Veliajt.

Belind Këlliçi: Ne kemi ardhur sërish këtu para kësaj godine që është skena e krimit më e madh në Shqipëri dhe strehon një kryetar bashkie që çdo ditë që shkon në atë zyrë, shkon për të vjedhur së bashku me bandën 5D.

Ju kishim dhënë fjalën, që pas vjedhjes së paprecedentë të 14 majit, do të bënim transparencë të plotë për masakrën në tiranë. Vetëm muajt e fundit kemi zbardhur një skemë vjedhjeje të paimagjinueshme. Kemi faktuar sesi janë paguar 132 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston. Kjo është një vjedhje e paprecedentë, e padëgjuar dhe e pahasur kurrë më parë.

Policë bashkiakë a e dini që drejtori juaj është biznesmen dhe jo shërbëtor i qytetarëve të Tiranës. A e dini që Ermal Kapllanaj është një hajdut, a e  dini që në këtë godinë strehohen hajdutë që vjedhin taksat. Ndaj bashkohuni se bëjmë thirrje rreshtohuni krah qytetarëve, po e bëjmë këtë betejë edhe për ju. Kjo betejë nuk njeh ngjyrim partiak, është një kauzë për Tiranën.

Kjo betejë nuk mbaron këtu, përgjegjës, nismëtar dhe ideues i aferës së inceneratorit të Tiranës është një dhe vetëm një, Erion Veliaj. Ky hajtut, i pafytyrë që doli nga zyrat e SPAK tha se ishte në bashkëbisedim vullnetar me kolegë. Altin Dumani, po të bëj një thirrje publike sot, ngrihu në lartësinë e detyrës tënde, para pak ditësh në Komision Parlamentar e shprehe qartazi se nuk mund të ishe koleg me një hajdut. Lëri fjalët dhe tregoje me vepra. Boll mbajtët kryetarin e opozitës pa anjë akuzë pa asnjë provë në arrest shtëpie, Sali Berisha ka 11 vite që ka ikur nga pushteti, ndërkohë kemi një hajdut si Erion Veliaj, cdo ditë që qëndron në zyrë prish provat. Këtë betejë do ta çojmë deri në fund. Erion Veliajt nuk do t’i ndahemi këmba këmbës.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re