Edvin Kulluri, ish sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, i ftuar në studion e emisionit “Të Pathënat” nga Arbi Fortuzi në Fax News për të folur mbi konfliktin Rusi-Ukranië dhe përshkallëzimin e mundshëm të këtyre marrëdhënieve të tensionuara.

Kulluri: Ne historia na ka treguar se edhe kur mund të jetë llogaritur diçka, konflikti mund të marrë një rrjedhë krejt tjetër, ju e dini se nazistët nuk e morën dot Rusisë për shkak të dimrit të acartë.

Shkaku i sherrit apo tensioneve është ambicia, ose kërkesa e vazhdueshme e Rusisë pas rimëkëmbjes ekonomike që zona e saj e influencës, përjashto vëndet që janë në NATO, duhet të qëndrojnë nën këtë influencë dhe të mos anëtarësohen. Praktikisht Ukraina është e pushtuar sepse rusët e konsiderojnë veten një fuqi të madhe, jo vetëm se është fuqi bërthamore por edhe fakti se janë një popull i madh. Po ashtu pala ruse është acaruar nga sjellja e SHBA-ve dhe NATO-s që kanë vendosur armë në kufi.

Pikëpamja ukrainase është një, që është vend sovran. Së dyti çdo vend ka të drejtë të pëeqafojë demokracinë liberale. Nga ana tjetër kemi qasjen realiste të Rusisë që e bazon diplomacinë mbi aspektin e fuqisë.

Duhet të jemi të qartë, zgjidhja është kjo, nëse SHBA-të do vazhdojnë ta mirëpresin Ukrainën në NATO, gjasat janë që me shumë mundësi do ketë konflikt.

Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe qëndrimi i qeverisë tonë është ai që duhet të jetë, megjithëse nuk duhet ta teprojmë me këto “kërcënimet” ndaj Rusisë se pastaj nisemi dhe bëhemi pak qesharakë. Shqipëria mbase nuk është e përfshirë drejtpërdrejtë në këtë konlfikt, sepse NATO nuk do përfshihet, nuk do marrë pjesë në konflikt.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re