Pano Soko nga nisma ‘Thurje’ gjatë një interviste të dhënë për Fax News u shpreh se në këtë vend duhet të vendoset demokracia dhe duhet të ketë vullnet sovrani për të folur.

Soko tha se duhet të heqim ramizmin pasi mbetet edhe kur Rama nuk është më kryeministër dhe kjo është frika më e madhe e shqiptarëve dhe gjithashtu ky është ndryshimi që duhet të bëjnë qytetarët.

Në lidhje me nimën ‘Thurje’, Soko tha se kanë një axhendë legjislative ku do ta paraqesin në Kuvend që ka të bëjë me projektligje të cilat janë ndërtuar për të ndikuar në mënyrë sistemike në pjesën e mekanizmit që funksionin shteti.

“Këtu duhet vendoset demokracia. Këtu duhet të ketë vullnet sovrani për të folur. Këtu duhet  kushtetuta t’i bindet vullnetit të sovranit dhe jo vullnetit të ca deputetëve. Jo të heqim Ramën, të heqim ramizmin, sepse ramizmi mbetet edhe kur Rama nuk është për kryeminstër.

Ky është frika që kanë shqiptarët dhe kjo është ndryshimi që duhet të bëjnë shqiptarët.  Në qoftë se ne vazhdojmë të ndërrojmë shofer duke hequr njërin dhe duke vendosur tjetrin atëhere kjo makinë e ka marrë rrugn e vet është e shtrembër.

Ne kemi një axhendë legjislative. Ne do të paraqesim në Kuvendin e Shqipërisë të gjithë deputetët e nismës Thurje do të paraqesin një axhendë legjislative që ka të bëjë me  projektligje. Këto janë projektligje të cilat janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të ndikojë në mënyrë sistemike pjesën e mekanizmit që funksionon shteti”, u shpreh Soko.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re