Ervini, për të cilin bileta e fatit kishte rezervuar vetëm vajtje, ka vetëm një merak pas eliminimit.

“Nuk po rrija dot më, nuk e përballoja. Është shumë ndryshe aty brenda. Edhe sot u thashë banorëve që do të dilja. Kam kaluar shumë mirë me të gjithë, jam munduar të jap më të mirën time. E vetmja gjë që më ka ngelur është me kë do falen çunat. Krijuam një vëllazëri shumë të mirë. brenda kishim një dashuri për dy arsye. Për hir të Zotit dhe sepse e duam njëri-tjetrin për atë që jemi”, u shpreh ai.

Duke folur për eksperiencën e tij në shtëpi, ish-konkurrenti tha se ishte një garë që nuk e përballonte dot.

“Kam kaluar mirë me të gjithë banorët. Por, aty zgjoheshe në mëngjes, gjeje dikë duke u kapur, pas 10 minutash përqafoheshin, nuk e përballoja dot. Ata nuk donin që unë të dilja, por e kisha një parandjenjë”, tha artisti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re