Gjykata  ka vendosur që të shtyjnë me 13 maj dhënien e vendimit për  çëshjten e Tahirit, duke lënë pezull kështu edhe kërkesën e paraqitura nga avokatët e ish-drejtorit të Policisë, Jaeld Çela për përjashtimin e trupës gjyqësore.

Në argumentin e gjyqtarëve theksohet se çështja Tahiri nuk është urgjente në kuptimin e aktit normativ, ku kërkohet dhënia e vendimeve. Avokatët e Çelës kërkonin që Albana Boksi kryesuese dhe Nertina Kosova me Nure Drenin anëtarë të kësaj çështje të përjashtohen, pasi kanë gjykuar çështje të mëparshme për dosjen e bandës së Habilajve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re