Kreu i PD-së Sali Berisha ishte i ftuar sot në Log, News 24, për të folur për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat opozita pësoi një tjetër humbje me një diferencë të thellë votash ndaj mazhorancës socialiste.

Berisha edhe një herë tha se kemi të bëjmë me një farsë elektorale, që në asnjë mënyrë nuk mund të quhen zgjedhje.

Sipas tij diferenca me 300 mijë vota ndaj PS-së nuk ka vlerë, pasi kemi të bëjmë sipas tij me farsë.

Berisha risolli edhe një herë në vëmendje zgjedhjet e 2001, ku sipas tij u faktua përpara ndërkombëtarëve farsa elektorale e atëhershme që e shprehu në raport edhe Parlamenti Evropian.

Berisha: Farsa është farsa, nuk fitohen zgjedhjet në farsë. Ka farsë elektorale, ka zgjedhje. Nëse janë zgjedhje me parime ndërkombëtare që kërkojnë një ndarjen e shtetit nga partia. Sepse nëse krijohet shteti elektoral, çfarë ke në fushë. Kushte të pabarabarta. Ke një gjigand me miliarda euro prapa, ka punonjës elektoral administratën. Kontroll zgjedhësit. Kjo është farsë. Në farsë nuk ka vlerë kjo. Putini ka marrë 10% më shumë se në zgjedhjet më parë.

Në këto zgjedhje kam një ekstrat të raportit. Janë 35 damkosje, janë denoncime në të cilat shkruhet e zezë mbi të bardhë. Janë shkelur parimet e zgjedhjeve, karta e Kopenhagenit.

Nëse Sali Berisha ka një kontribut të panjohur, që tejkalon me mijëra herë fuqinë e një njeriu është beteja për të drejtën e votës. Kur u bënë zgjedhjet e 2001. Më morën logo, më akuzuan për krime kundër njerëzimit. Nisa betejën, pa kurrfarë mbështetje. Ai raport paraprak thoshte zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Por me të vërtetat që mblodha nisa një betejë. Ai shërbim penalizoi dhunimin e zgjedhjeve në Shqipëri në gjithë institucionet ndërkombëtare. I bëra vendit një nga shërbimet më të mëdha. PE miratoi një rezolutë se parlamenti i atyre zgjedhjeve nuk prodhon vullnetin e popullit shqiptar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko