Skip to content

Nuk ka fund makthi për talentin Gavi, përsëri operacion në menisk dhe shumë muaj jashtë fushave të lojës

asdsadsadasdsad

Mesfushori spanjoll Gavi shihej nga të gjithë si një nga talentet më të mëdhenj në qarkullim. Por lojtari i Barcelonës, pas dy viteve të parë spektakolarë, ka nisur një seri të gjatë dëmtimesh dhe problemesh të rënda fizike që po e lënë për shumë kohë jashtë fushave të lojës.

Dhe dëmtimi i radhës ka rezultuar përsëri i tillë, pasi problemet në menisk, kanë detyruar Gavin që të operohet edhe një herë, siç konfirmoi sot Barcelona, që bëri të ditur se ai ishte detyruar të bënte ndërhyrjen në gjurin e djathtë.

Kjo nënkupton të paktën 4 ose 5 muaj larg fushave të lojës, që do të shkatërrojnë përsëri sezonin me Barcelonën për mesfushorin e talentuar e padyshim edhe shanset e tij për të qenë i grumbulluar dhe në formë në Botërorin 2026, ku shpresonte të ishte protagonist.