Shifrat e koronavirusit në Itali duken tepër alarmante pasi 24 orët e fundit ka pasur sërish rritje në krahasim me një ditë më parë. Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, rezulton se janë regjistruar 37,809 raste të reja dhe 446 jetë të humbura.
Ndërkohë është shtuar edhe shifra e të shtruarve ku vetëm gjatë orëve të fundit kanë kërkuar trajtim spitalor 749 pacientë, nga të cilët 124 ndodhen në kujdesin intensiv. Italia ka shënuar shifër rekord të tamponeve, 234,245 teste të kryera, që treguar se rajonet më të prekura mbeten Lombardia (+ 9,934), Piemonte (+ 4,887) dhe Campania (+ 4,508).
Shifra totale e të infektuarve ka mbërritur në 862.681, ndërsa jetë të humbura janë 40.638. aktualisht janë 500 mijë pacientë të infektuar, nga të cilët 24,005 janë të shtruar në pavijone të zakonshme, 2,515 janë në kujdes intensiv, dhe 472,598 janë në karantinë, 25,897 më shumë. Që nga fillimi i pandemisë, 322.925 njerëz janë shëruar me një rritje prej 10,586 në 24 orët e fundit. (A.M/Faxweb.al)
/faxweb