Pasaporta e vaksinimit e kthyer në detyrim për udhëtimet nga një shtet në tjetrin nga disa vende të Europës është diskriminuese. Kështu e konsideron përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri, i cili e vë theksin te mungesa e furnizimit me vaksina në shumë vende.

 

GERALD ROCHKENSCHAUB

PERFAQESUES I OBSH NE SHQIPERI

“Kemi shprehur rezervat tona për këtë lloj procesi, pasi dihet që në botë ka një lloj mungese sa i përket furnizimit më vaksina. Vendet e ndryshme i marrin vendimet bazuar mbi atë lloj hapësire që ka dhe ne bëjmë përpjekjet tona për ti plotësuar, sigurisht që kemi shprehur shqetësimin që është diskriminuese.”

 

Ndërsa për vaksinimin  e moshave 12 deri në 15 vjeç që ka nisur në disa shtete, Rocheknschaub nuk e konsideron prioritet.

 

“Sa i përket vaksinimit të fëmijëve të kësaj grupmoshe, ajo duhet të kalojë në plan dytësor, pasi prioritet duhet të jenë vendet e varfra dhe grupet e rriskuara.”

 

Fushata e vaksinimit në Shqipëri po ecën me ritmet e duhura, ndërsa për certifikimet e “Sinovac” dhe “Sputnik 5” nga EMA, përfaqësuesi i OBSH thotë se është vendim i agjencisë.

 

“Vendimin për certifikimin nga EMA të vaksinës kineze e merr vetë institucioni, ne e miratuam për përdorim urgjent, ndërsa për Sputnik 5 do të presim raporte pasi është ende në studim, ndërkohë që Hungaria dhe Sllovakia e kanë miratuar për përdorim.”

 

Në Shqipëri vijon vaksinimi masiv ndërkohë që deri më tani janë kryer mbi 800 mijë injeksione.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re