Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar ftesën për një intervistë televizive, ku paraqitja e tij duket më ndryshe se kurrë. Berisha pret në zyrë gazetarin e Kojshia Shoë dhe gjatë bisedës mori qeleshen për ta vendosur në kokë.

“S’ka kapele më të mirë se kjo”, thotë ish-kryeministri dhe buzëqeshja i shkon ‘vesh më vesh’. Nuk mungoi komenti epik për këngën dedikuar demokratëve, mes të cilëve nuk ka si të mungojë emri i Berishës

“Ti ke atë këngën; Oj Serbi murin ta prisha, se mua më thonë Sali Berisha!,”-i thotë gazetari ndërsa nxjerr ciftelinë. Por Berisha zgjedh që ta kalojë me të qeshur këtë situatë.

Në bisedë foli edhe për akuzat se janë bërë transplante organesh, për akuzat ndaj Hashim Thacit dhe Remzie Hoxhës, ndërsa përgjigjet e Berishës do të transmetohen në orën 22.00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re