Gavrosh Haxhihyseni. Lindi ne Tirane me 7 nentor 1947. Ka kryer studimet ne Universitetin e Tiranes per Fizike ne vitin 1970. Ne vitin 1975 fillon pune ne Kinostudion “Shqiperia e Re” duke ndjekur po ketu nje kurs pasuniversitar per operator. Filmi i tij i pare quhet “Matematika dhe prodhimi” (1977) i temes shkencor mjaft popullor i perhapur per kohen. Nderkohe filmi i pare artistik eshte “Mengjeze te reja” (1980).

Haxhihyseni ka qene operatori i 11 filmave artistike nder to mund te permendim :“Rrethimi i vogel” i nderuar me kupen e Festivalit te VI-te te Filmit Artistik Shqiptar. “Rrethi i kujteses”; “Nje nate pa drite”; “Historiani dhe kameleoni” “Vetmi” etj. Si operator ai spikat per dramacitettin dhe kompozimin grafik te kuadrit, per lojen e dritehijes, per ngjyrat, si elemente jo vetem piktoresk dekorativ por edhe ideo-emocional.

Si rregjizore ai realizoj gjithashtu disa filma dokumentare nder ato: “Eposi i kreshnikeve” nderuar me cmimin e III-te ne Festivalin e VI-te te Filmit Dokumentare Shqiptare , “Kenget tona per ty Parti”; “Jeta e nje tribuni”; “Kendon Atdheu yne “ etj.

Ne vitin 1991 e me tej filloj pune si operatore ne TVSH duke xhiruar disa telekomedi te rregjizorit Arjan Culici : “Dashi pa brire”; “Pak fresk sonte”; “Fundi i marrezise” etj

Ne projekte private ai ka realizuar fotografine e disa dokumentareve si “Nene tereza”; “Sulejman Pitarka”; “Dritero Agolli” filmin artistik “Qumeshti i gurit” (2004), “Nje dite e mrekullueshme”.

Ka ligjeruar ne kurse pasuniversitare per rregji filmi dhe drejtor fotografie (1986 – 1991) ne lenden “Njohuri per mjeshtrine e operatorit” . Cilesia e xhirimeve te tij eshte nje tregues i profesionalizmit dhe i dijes qe e karakterizon.

 

Aktiviteti si operator / rregjizor: 1977 – Matematika dhe prodhimi (Dokumentare); 1978 – Kenget tona per ty parti (Dokumentar); 1978 – Këndon Atdheu ynë (Documentary); 1980 – Mëngjese të reja (Film); 1980 – Dëshmorët e monumenteve (Film); 1981 – Një natë pa dritë (Film); 1981 – Jeta e një tribuni (Dokumentare); 1982 – Muzeu Historik Kombëtar (Dokumentare); 1983 – Fundi i një gjakmarrjeje; 1984 – Eposi i kreshnikëve (Dokumentare); 1985 – Fushë e blertë fushë e kuqe; 1985 – Pranverë e hidhur;

1986 – Rrethimi i vogël; 1986 – Një jetë më shumë (Film); 1987 – Rrethi i kujteses (Film); 1988 – Një i tretë; 1988 – Ariana; 1989 – Historiani dhe kameleoni; 1990 – Vetmi (Film); 1991 – Enigma (Film); 1993 – Dashi pa brirë (Tele-komedi); 1994 – Pak freskët sonte (TV Komedi); 2000 – Dëshpërimisht (Dokumentare); 2006 – Kosova (Film); 2015 – Quo Vadis? (Metrazh I shkurter).

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re