Një dyshe nga opozita, Spaho nga PD dhe Vasili nga LSI, dorëzuan në Prokurori një kallzim penal ndaj kryeministrit Rama. Ata, referuar fjalëve “horr” dhe “ndjekje këmba-këmbës”, që kryeministri i Rama i artikuloi në një qëndrim që mbajti ndaj deklarimeve të policit në arrati Emiljano Nuhu, kanë ndërmarrë aksionin politiko-ligjor ndaj shefit të qeverisë, pasi i konsiderojnë këto dy fraza si një kërcënim.

“Ai nëpërmjet këtij deklarimi ka ndërhyrë në hetim. Mbi Ramën rëndojnë 3 vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës, dhe kanosjes për të mos kallëzuar. Këto shkelje dënohem me 2 deri në 4 vite burg”, thanë Spaho e Vasili.

Rama reagoi me moskokëçarje e ironi njëherësh.

Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale. I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, ishin fjalët e Ramës.

Në gjykimin e kryeministrit, polic Nuhu që pretendon se është kërcënuar me pistoletë në kokë në prezencë të deputetit Balla, gënjen. Rama thotë se ata që lëshojnë akuzën, duhet dhe ta provojnë atë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re