Protesta e radhës e opozitës nisi përpara fillimit te Seanca Parlamentare dhe këtë herë pa liderin e opozitës Lulzim Basha. Banoret e Astirit së bashku me mbështetës të opozitës marshuan drejt ministrisë së brendshme, aty ku u shënuan edhe incidentet e para.

 

Të drejtuar nga ish deputeti i PD-së Klevis Balliu banorët kanë tentuar të çajnë kordonin e sigurisë.

 

Por pas rezistencës së policisë, ata janë tërhequr duke iu bashkuar tubimit para Parlamentit.

 

Edhe këtë here nuk munduan momentet e tensionit teksa tubuesit u përplasën me forcat e policisë.

 

Kryetari i forumit rinor te demokratike, Belind Kellici tha se protestat nuk do te ndalen deri sa Rama dhe qeveria e tij te largohen për ti hapur rrugën demokracisë.

 

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetarja e LRI Florida Kërpaçi.

 

Protesta e kësaj te mërkure ishte e dominuar nga simbolikat. Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim mbanin veshur bluza ku shkruanin liri demokraci dhe të lidhur me njëri-tjetrin me pranga. Tubuesit k,ishin gjithashtu në duar letra të bardha ku shkruhej “Ik” si dhe pankarta ku ishte stampuar figura e kryeministrit Edi Rama.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re