Doktoreshë Lediona Asabela Pata dhe pedagogia Eliona Kulluri të ftuara në studion e emisionit “Të pathënat” në Fax News folën mbi Urdhrin e Punonjësit social duke thënë se është një nismë që do i shërbejë si fëmijëve me problematika apo dhe prindërve në sistemin arsimor dhe jo vetëm.

Kulluri theksoi se ky profesion është në front të parë në situatë krizash dhe urdhri do të rregullojë marrëdhënien mes punonjësve dhe atyre që marrin shërbimet e dedikuara.

Pata tha ndër të tjera se këto dy vite kanë qenë shumë më të vështira si shkak i pandemisë, pasi fëmijët kanë pësuar trauma.

Pjesë nga bashkëbisedimi në studio:
Kulluri: Punonjësit social bashkëpunojnë me shumë ekipe të fushave të ndryshme për tju ardhur në ndihmë për persona që janë vulnerabël. Janë në frontin e parë edhe në situatë krizash.

Kanë urdhrin i cili do të përcaktojë kriteret, standardet profesionale sigurisht ne linjë me njohuritë dhe vlerat që kanë ata në punë.
Do të rregullojë marrëdhëniet midis punonjësve dhe përfituesve të shërbimit.

-A ka vëmendje për tu bërë studentë në këto fusha?
Kulluri: Kërkesa është e lartë, janë 6 degë. Interesi është i lartë si për master ashtu dhe për bachelor me një numër të madh programesh.

Psikologjia dhe punët sociale janë ndër më të kërkuarat. Ka një problematikë te tregu i punës, teorikisht është shumë i gjerë por akoma nuk kemi një ofertë të vendeve të punës sic duhet të jetë. Politikat janë të mira por problemi është si zbatohen ato.

Ka një numër të madh shërbimesh sociale por nuk janë të mjaftueshme. Si nga organizatat bamirëse apo të tjera, kanë shërbime të mirëfillta dhe kanë mbuluar hendekun që supozohej ta ofronte shërbimi publik. Ende nuk jemi aty ku duhet të jemi.

Me gjithë mbështetjen e organizatave ndërkombëtare, dhe bashkitë kanë filluar të financojnë apo të krijojnë strukturat e veta, por jemi larg standardeve të vendeve europiane.

-A keni frikë se do të ketë përjashtime?
Pata: nuk e besoj sepse ne jemi në terren duke punuar. Urdhri na vjen në ndihmë, nuk na përjashton. Do të kemi më në fund një institucion që na licenson, si ekuilibër i shumë marrëdhënieve.

Sfidat e punonjësit social?

Terreni të jep shumë energji, aty është puna e vërtetë. Këto dy vitet e fundit, kaluam në kriza që i përjetoi fort sistemi arsimor, traumat dhanë shenja te nxenësit por edhe te prindërit.

-Në raport me shtetin apo tregun, ku i shihni barrierat për të bërë punën tuaj?
Pata: Kur ka filluar shërbimi psiko-social në 2004 standardet ishin shumë të vështira sepse një psikolog i përgjigjej një numri shumë të madh nxënësish. Numri duhej ulur për një shërbim sa më cilësor.

Kulluri: Punonjësi social dhe psikologu janë dy profesione të ndryshme dhe pse punojnë fuqishëm bashkarisht.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re