Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e komunave të Mitrovicës, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit për 18 dhjetor, njoftoi kabineti i saj të hënën në mbrëmje.

Osmani pas konsultimeve me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka caktuar të hënën zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës, transmeton Beta.

“KQZ-ja ka për detyrë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarët e komunave: Mitrovicë, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, konform këtij vendimi dhe ligjit në fuqi”, thuhet në vendimin e presidents sw Kosovës.

Monitorimi i zgjedhjeve

Osmani theksoi se do t’u drejtohet partnerëve ndërkombëtarë me kërkesë për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe ndërkombëtare në këtë proces zgjedhor.

Ajo theksoi se institucionet e sigurisë do të marrin të gjitha masat që qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, të ndjehen të mbrojtur, të sigurt dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese për të votuar.

Komunat me shumicë serbe – Mitrovica, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani – janë pa kryetarë komunash që nga 5 nëntori, të cilët dhanë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, si dhe pezullimit të drejtori i Policisë Rajonale në veri të Kosovës, Nenad Gjuricc.

Më pas, përfaqësues të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, këshilltarë të komunave në veri të Kosovës, gjyqtarë, prokurorë, doganierë dhe pjesëtarë të komunitetit serb në polici nga komunat në veri të Kosovës po ashtu, u larguan nga institucionet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re