Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, në një takim elektoral me banorët u shpreh se nuk do t’i kërkojnë bashkëpunim banditëve.

Nuk do na dëgjoni kurrë t’i shtrimë dorën apo ti kërkojmë bashkëpunim banditëve, qoftë kjo edhe me kosto të pushtetit sepse nuk duam të vijmë në pushtet dhe të bëjmë këtë që bënë këta në tetë vite.

Erdhen në pushtet me ndihmën e bandave dhe i shërbyen vetëm bandave duke braktisur mijëra qytetar të Elbasanit, duke i detyruar fëmijët tuaj të largohen nga Elbasani, e duke i bërë prindërit tanë të flasin me vete nga mengjesi deri në darkë se më çfarë do i ushqejnë fëmijët e tyre”, u shpreh Bardhi.

Më tej, ai shtoi,  se do ta çojë këtë fushate deri në fund, pa asnjë dridhje apo frikësim edhe pse përballë kanë krimin.

“Edhe ky nuk duhet të jetë realiteti që duhet të përjetojë Elbasani pas 25 prillit. Prandaj ne kemi vendosur të vijmë në pushtet me mbështetjen e qytetarëve të ndershëm të Elbasanit, dhe do ta vazhdojmë këtë fushate deri në fund të saj pa asnjë dridhje apo frikësim nga ata që kemi përballë, edhe pse përballë na kanë vënë krimin, edhe pse përballë na kanë vënë paratë e pista të krimit, në do të vazhdojmë të ecim përkrah njerzëve sepse duam të jemi krah njerëzve”, u shpreh Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re